Hashim Thaçi: Turqia e mbështet besnikërisht Kosovën

Hashim Thaçi: Turqia e mbështet besnikërisht Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e gjithmbarshëm ndërmjet dy shteteve. Presidenti Thaçi, ka falënderuar ministrin turk, për mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat. Në këtë takim […]

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, me të cilin ka bashkëbiseduar për bashkëpunimin e gjithmbarshëm ndërmjet dy shteteve.

Presidenti Thaçi, ka falënderuar ministrin turk, për mbështetjen që i ka dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës në të gjitha periudhat. Në këtë takim është biseduar edhe për mundësinë e rritjes së shkëmbimit tregtar ndërmjet dy vendeve, si një mundësi për dinamizmin e rritjes ekonomike.   Presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova dhe Turqia kanë marrëdhënie miqësore dhe bashkëpunim strategjik dhe falënderoi për përkrahjen që Turqia i jep konsolidimit të shtetit të Kosovës në botë. “Sot Turqia është një mbështetëse besnike e forcimit të subjektivitet ndërkombëtar të Kosovës, si në shtimin e njohjeve ashtu edhe në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare”, ka thënë ai.    Sipas presidentit Thaçi, Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e përhershme që merr nga Turqia në të gjitha fushat.    Duke folur për zhvillimet në rajon, Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova po kërkon të arrijë marrëveshje paqësore me Serbinë, që do të hap perspektivë evropiane për të dy vendet.   “Marrëveshja është në interes të të dyja vendeve”, ka shtuar ai.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut  Çavusoglu ka thënë se Turqia mbështet përpjekjet për paqe të qëndrueshme në rajon e në këtë kuadër edhe angazhimin për të arritur një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.   “Do të vazhdojmë të përkrahim në çdo aspekt, shtetin dhe popullin e Kosovës”, u shpreh Ministri Çavusoglu.   Në takim u bisedua edhe për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral në sektorët e ekonomisë dhe atë të mbrojtjes e sigurisë.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj