Gareth Bale gjobitet nga autoritet spanjolle

Lojtari uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, kishte qenë ylli i vetëm i “Los Blancos” që nuk kishte qenë i përfshirë në skandalin për shmangien e pagimit të taksave. Megjithatë, kjo gjë ka marrë fund pasi që tani edhe Bale është gjobitur nga autoritetet spanjolle me 337 mijë euro. Sipas El Mundos, uellsiani e kishte […]

Lojtari uellsian i Real Madridit, Gareth Bale, kishte qenë ylli i vetëm i “Los Blancos” që nuk kishte qenë i përfshirë në skandalin për shmangien e pagimit të taksave.

Megjithatë, kjo gjë ka marrë fund pasi që tani edhe Bale është gjobitur nga autoritetet spanjolle me 337 mijë euro.

Sipas El Mundos, uellsiani e kishte përdorur një kompani angleze për të mos i paguar taksat dhe autoritete spanjollë besojnë se ai duhet t’i shpaguajë tani taksat e papaguara që nga viti 2013, kur u transferua në Real Madrid.

Kjo gjobë përbëhet nga 200 mijë euro për mashtrim fiskal, 100 mijë euro gjobë si dhe 37 mijë euro për interes.

Rasti i Bale është vetëm një ndër rastet e futbollistëve të “Los Blancos” të akuzuar për evazion fiskal, pasi që edhe Luka Modrici, Marcelo, Karim Benzema dhe Sergio Ramosi janë gjobitur për po të njëjtën akuzë.

Autoritetet spanjolle kanë bërë të ditur se klubet dhe futbollistët kanë qenë duke i shfrytëzuar të drejtat e imazhit për të mos i paguar taksat. Që nga viti 2000, futbollistët e kanë pasur mundësinë t’i trajtojnë paratë e fituara nga të drejtat e imazhit si të veçanta nga paratë e fituara në klubet e tyre.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova