Frashër Krasniqi VV-së: Mos shitni moral sepse asnjë pikë s’e keni

Frashër Krasniqi VV-së: Mos shitni moral sepse asnjë pikë s’e keni

Deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi, ka replikuar me ish’bashkëpartiakun e tij nga Vetëvendosje, Liburn Aliu, i cili sot tha se dalja e aktivistëve që tani janë në një parti tjetër, vetëm sa i ka ndihmuar partisë së Albin Kurtit. Sipas Aliut, dalja e 40 aktivistëve nga VV ka bërë që asaj ti bashkohen 4 mijë […]

Aliu në komentin e tij drejtuar PSD’së, thotë se ata që dolën nga VV pretendonin se Albin Kurti do të mbetet vetëm, por protesta e fundit e tregoi të kundërtën.

Këtij komenti i ka reaguar deputeti i PSD’së, Frashër Krasniqi, i cili ka thënë, se Aliu me këtë po e konfirmon se protesta e VV’së nuk qenka organizuar për atë në të cilën është thirrur, por për të afirmuar VV’në dhe kundër PSD’së, shkruan gazetametro.net.
“Liburn Aliu e konfirmoi vetë, pa ia kërkuar askush që protesta e VV qenka organizuar për afirmim të VV dhe kundër PSD-së. Shiheni se si sa herë që po flasin për protestën, këtë e bëjnë në kontekst të sulmit ndaj PSD-së dhe afirmimit të VV-së, dhe jo për ta sulmuar Thaçin kundër të cilit mashtruan se po e thërrasin protestën”.

“Unë nuk e di për cilën mbështetje po flet Liburni, por është mirë t’i presim zgjedhjet. Mbase ju kemi sjellur bereqet, por sondazhet po flasin që VV nga partia e parë ka dalur në partinë e tretë. Nga 32 deputetë, ka mbetur me 19. E për votat e PSD, prap le ti presim zgjedhjet. Do të zhgënjeheni edhe në këtë rast. PSD do të ketë deputetë më shumë se që ka aktualisht”.

Tutje, duke komentuar atë që ka shkruar deputeti Aliu, Krasniqi thotë se kjo tregon se largimi nga VV ishte i pashmangshëm.

“Kur Liburni thotë se largimi ynë paska qenë bereqet për VV, kjo tregon atë që e thonim ne para vendimit që të largohemi: VV nuk na deshi neve aty. Sepse Albin Kurti nuk deshi mendim kritik”.

“Dhe krejt në fund, për hipokrizinë e pagave: Liburn Aliu, mos harro që VV sot menaxhon me 1.2 milion euro buxhet (vetëm nga buxheti i shtetit). Pra është parti e pasur. Dhe po, një pjesë e aktivistëve që kemi dalur, kemi marrë paga nga VV, por sot ju, si hipokritë që jeni, le që nuk i keni ulur pagat por keni punësuar njerëz me paga saktësisht të njëjta. Sot, disa prej jush, e në veçanti kryetari, endeni me mercedesa dhe keni nga 3 truproja. Mos shitni moral sepse asnjë pikë s’e keni”, përfundon reagimi i deputetit të PSD’së, Frashër Krasniqi.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja