Edhe Australia mund ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Edhe Australia mund ta njohë Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit

Australia do të shqyrtojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së saj atje, tha kryeministri australian, Scott Morrison. Nëse ndodh, ky veprim do të pasonte politikën e ngjashme të SHBA-së, e cila ka shkaktuar kritika në nivel ndërkombëtar, vitin e kaluar. Morrison tha se Australia mbetet e angazhuar për një […]

Australia do të shqyrtojë njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit dhe zhvendosjen e ambasadës së saj atje, tha kryeministri australian, Scott Morrison.

Nëse ndodh, ky veprim do të pasonte politikën e ngjashme të SHBA-së, e cila ka shkaktuar kritika në nivel ndërkombëtar, vitin e kaluar.

Morrison tha se Australia mbetet e angazhuar për një zgjidhje me dy shtete të konfliktit izraelito-palestinez.

Kundërshtarët politikë thonë se komentet e tij janë një “taktikë mashtruese” për vota, përpara një procesi të rëndësishëm zgjedhor që do të mbahet të shtunën.

Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të diskutueshme midis Izraelit dhe palestinezëve.

Palestinezët e konsiderojnë atë si kryeqytet të shtetit të tyre të ardhshëm.

Izraeli, ndërkaq, e ka pushtuar Jerusalemin Lindor në luftën e vitit 1967 dhe pretendon se i gjithë qyteti është kryeqytet i tij.

Vitin e kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump, e njohu Jerusalemin si kryeqytetit të Izraelit, ndërsa ambasada amerikane u zhvendos nga Tel Avivi në Jerusalem në muajin maj.

 

Të ngjashme
Mbi 93% të votave të numëruara – Këto janë gratë më të votuara në VV, PDK, LDK dhe AAK

Mbi 93% të votave të numëruara – Këto janë gratë më të votuara në VV, PDK, LDK dhe AAK

Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

Irani: Marrëveshja me SHBA-në është pranë finalizimit, pritet rihapja e Hormuzit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Zvicra synon fillim të mbarë të Botërorit

Kontrabandë me migrantë në Partesh, gjenden katër pakistanezë në një veturë

Kontrabandë me migrantë në Partesh, gjenden katër pakistanezë në një veturë

Vazhdon numërimi i votave me postë – këto janë rezultatet e para

Vazhdon numërimi i votave me postë – këto janë rezultatet e para

Sulmoi policët, përfundon në psikiatri

Sulmoi policët, përfundon në psikiatri

Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët

Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët

Ky është çmimi i derivateve për sot

Ky është çmimi i derivateve për sot

‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

‘KFOR and Kosovo+25’ dokumenton paqen me fotografi

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Fenomeni klimatik ‘El Niño’, OBSH publikon plan të ri kundër vapës ekstreme

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

Alarm në kampin anglez, hajdutët i vjedhin pajisjet e ekipit para debutimit në Botëror

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

KQZ përditëson të dhënat e fundit – Numërohen mbi 92% të votave, këto janë top-dhjetëshet e kandidatëve më të votuar

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror

Trump: ShBA vrau liderin e bandës venezueliane në një sulm ajror