​Këto shenja tregojnë se jeni në stres

​Këto shenja tregojnë se jeni në stres

Hormonet e stresit të vazhdueshëm shkaktojnë kaos në çdo organ të mundshëm dhe nxisin reagime agresive inflamatore. Këto janë shenjat dalluese se po përjetoni një periudhë tejet stresuese: Dhimbje koke të vazhdueshme Rënia e papritur e nivelit të stresit që mund të ndodhë në ditët e pushimit, nxit shpërthimin e migrenës, thonë ekspertët, sipas tyre, […]

Këto janë shenjat dalluese se po përjetoni një periudhë tejet stresuese:

Dhimbje koke të vazhdueshme

Rënia e papritur e nivelit të stresit që mund të ndodhë në ditët e pushimit, nxit shpërthimin e migrenës, thonë ekspertët, sipas tyre, edhe në fundjavë njeriu duhet t’i përmbahet orareve të gjumit dhe të ngrënies së pjesës tjetër të ditëve për të minimizuar dhimbjet.

Ëndrra të Çuditshme

Kur njeriu është i qetë, ëndrrat zakonisht janë pozitive dhe ju ndihmojnë të ngriheni nga gjumi me humor të mirë, por kur stresi është në kulmin e tij, zgjimi i shpeshtë gjatë natës është i paevitueshëm dhe ëndrrat janë jo vetëm të çuditshme por edhe të frikshme.

Synoni të flini 7-9 orë gjatë natës dhe mos pini alkol apo kafe përpara gjumit.

Akne të papritura

Stresi nxit inflamacionin dhe shpërthimin e puçrave dhe akneve. Kur jeni të stresuar përdorni kremëra qetësues që përmbajnë acid salicilik kundër akneve dhe për ushqimin e lëkurës, nëse lëkura nuk përmirësohet, atëherë këshillohuni me një dermatolog.

Dëshirë e madhe për ëmbëlsira

Stresi nxit dëshirën për ëmbëlsira. Kjo dëshirë vërehet më shumë tek gratë, sidomos ato gjatë dhe pas menopauzës.

Kruarje të lëkurës

Një studim i fundit zbuloi se njerëzit e stresuar vuajnë nga kruarja kronike e lëkurës. Ndjenjat e ankthit dhe nervozizmit e përkeqësojnë këtë problem dhe nxisin edhe shfaqjen e ekzemës apo psoriazës.

Alergji të përkeqësuara

Njerëzit që vuajnë nga alergjitë dhe preken nga stresi, kanë një përkeqësim të simptomave të tyre, hormonet e stresit stimulojnë prodhimin e një proteine gjaku që shkakton reagime të ashpra alergjike.

Dhimbje barku

Stresi dhe ankthi shkaktojnë dhimbje stomaku, koke, shpine dhe pagjumësi. Kur truri reagon ndaj stresit, stomaku kap të njëjtin sinjal. Kjo është arsyeja që aktiviteti fizik ndihmojnë në kurimin e këtyre dhimbjeve.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve