E pranon Guardiola: Kam gabuar shumë me këtë futbollist

Pep Guardiola ka pranuar se ai mund të ketë gabuar me largimin e portierit, Joe Hart, në fillim kur mori drejtimin e Manchester Cityt. Ish-numri 1 në portën e Anglisë, nuk u pëlqye nga Guardiola kur arriti në stadiumin Etihad, duke transferuar Claudio Bravon nga Barcelona për ta zëvendësuar atë. Bravo pati një vit të […]

Ish-numri 1 në portën e Anglisë, nuk u pëlqye nga Guardiola kur arriti në stadiumin Etihad, duke transferuar Claudio Bravon nga Barcelona për ta zëvendësuar atë.

Bravo pati një vit të luhatshëm dhe City bleu Edersonin e Brazilit, që sot është numri një në portën e klubit anglez.

Kurse Hart, u bë viktimë e Guardiolës dhe pësoi rënie drastike në karrierë, duke kaluar momente shumë të vështira.

Ai fillimisht u huazua për dy vite, te Torino në Serie A dhe West Ham United, para se të shitej krejtësisht te Burnley.

Pas më shumë se dy viteve, Guardiola thotë se mund të ketë gabuar me veprimin që mori.

“E di se sa e vështirë ka qenë për tifozët, për njerëzit. Ka qenë portier fantastik dhe ka pasur rezultate gjithashtu fantastike në këtë klub”, tha Guardiola.

“Nuk ishte aspak e lehtë për mua që të marrë atë vendim. E pranoj, kam marrë vendime të gabuara dhe të mira gjatë gjithë karrierës sime dhe nganjëherë mendoj me vete dhe them se ‘kam gabuar me Hartin’. Është si është puna – këto gjëra ndodhin”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova