E konfirmon edhe Qeveria shkarkimin e Bejtush Gashit nga MPB

Aleanca Kosova e Re sot ka bërë të ditur se e ka shkarkuar nga detyra Ministrin e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashin që vije nga radhët e kësaj partie. Në vend të Gashit, në krye të MPB’së pritet të emërohet Ekrem Mustafa. Rastin e ka konfirmuar për Periskopin edhe Qeveria e Kosovës. Zyrtarja për Informim […]
Në vend të Gashit, në krye të MPB’së pritet të emërohet Ekrem Mustafa.
Rastin e ka konfirmuar për Periskopin edhe Qeveria e Kosovës.
Zyrtarja për Informim në Qeverinë, Donjeta Gashi ka thënë se është e vërtetë që kjo kërkesë i është dorëzuar kryeministrit Ramush Haradinaj.
‘Ende nuk kemi diçka zyrtare me shkrim, Por, po kërkesa është dorëzuar për shkarkim’’, është përgjigja e Gashit për Periskopin.
Rrahim Pacolli i AKR’së, sot ka deklaruar se shkarkimi i Gashit vije pasi që i njëjti nuk ka treguar performancë të mirë në punët me të cilat obligohet.
“Po, është e vërtetë që ai është shkarkuar nga ana e partisë. AKR gjithmonë i ka ndërruar ministrat e saj. Kjo po bëhet për shkak të performances. Çdo ministër i AKR’së, duhet të japi më shumë punë në të mirë të qytetarëve”, tha ai
Emri i propozuar për ministër, Ekrem Mustafa vjen nga Ferizaji. Për këtë më i zëshmi ka qenë deputeti i kësaj partie, Labinot Tahiri, duke thënë se Ferizaj si një qytet që jep aq shumë për shtetin e Kosovës, e meriton një ministër nga rajoni i vetë./Periskopi/












