Djali i gazetarit të vrarë saudit largohet nga Arabia

Djali i gazetarit të vrarë saudit, Jamal Khashoggi është larguar nga Arabia Saudite. Burimet e CNN pranë familjes Khashoggi thonë se Salah Khashoggi u largua nga Arabia pas një kohe të gjatë pasiqë ai ka shtetësi arabe dhe amerikane, por qeveria saudite s’ia kishte lejuar të largohej më herët nga vendi. Jamal Khashoggi ishte një […]
Burimet e CNN pranë familjes Khashoggi thonë se Salah Khashoggi u largua nga Arabia pas një kohe të gjatë pasiqë ai ka shtetësi arabe dhe amerikane, por qeveria saudite s’ia kishte lejuar të largohej më herët nga vendi.
Jamal Khashoggi ishte një prej gazetarëve më me nam të Arabisë Saudite dhe një prej opinionistëve më të mirë politikë të brezit të tij, me një karrierë gati 30 vjeçare.
Arabia Saudite tashmë e ka pranuar se Khashoggi ishte vrarë brenda konsullatës së tyre në qytetin turk, Stamboll, duke thënë që ai vdiq në një sherr ose grindje, por nuk tha asgjë se ku mund të ndodhej trupi i tij.
Khashoggi ishte 59 vjeçar kur u vra. Ai ka lënë pas të fejuarën, Hatixhe Xhingizin, një opinion të të cilit e ka përkthyer Periskopi, dhe katër fëmijë nga martesa e kaluar.
I lindur në Medinë më 1958, Khashoggi dikur ishte i afërt me rrethet e brendshme të familjes mbretërore saudite, ku e mori reputacionin e një reformisti.
I riu Khashoggi kishte studiuar gazetarinë në Universitetin e Indiana-s në Shtetet e Bashkuara dhe e nisi karrierën si korrespondent në gjuhën angleze i gazetës saudite.
Khashoggi u bë i njohur duke mbuluar ngjarjet në Afghanistan, Kuëait dhe Lindje të Mesme gjatë viteve ’90. Ai u takua dhe e intervistoi Osama bin Ladenin disa herë përgjatë asaj dekade, para se ky i fundit të bëhej lider i grupit terrorist al-Qaeda.












