Derby della Madonnina po afron, 90 minuta të zjarrta sonte në Giuseppe Meazza

Derby della Madonnina po afron, 90 minuta të zjarrta sonte në Giuseppe Meazza

Interi përballet me Milanin në ”San Siro” sot për Derby della Madonnina e parë për sezonin, 2018/19 në Serie A. Interi ka pasur një fillim impresiv këtë sezon, duke i fituar së fundmi gjashtë ndeshje radhazi, ndërsa edhe Milani ka impresionuar në javët e fundit, duke e mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat, 4-1. A […]

Interi ka pasur një fillim impresiv këtë sezon, duke i fituar së fundmi gjashtë ndeshje radhazi, ndërsa edhe Milani ka impresionuar në javët e fundit, duke e mposhtur Sassuolon si mysafir me rezultat, 4-1.

A 6⃣0⃣-second summary of coach #Spalletti‘s pre-match press conference ahead of the #DerbyMilano! #InterMilan pic.twitter.com/poVaAiXlQF

— Inter (@Inter_en) October 20, 2018

Këtu keni gjithçka që ju duhet të dini për ndër derbin më të zjarrtë lokal në botën e futbollit.

Derbi i sotëm i Milanos zhvillohet me fillim nga ora, 20:30, në stadiumin e famshëm, ”San Siro”, transmeton IndeksOnline.

Forma e fundit:

Interi ka qenë impresiv në javët e fundit, duke i humbur vetëm dy ndeshje nga tetë të zhvilluara këtë sezon.

”Nerazzurrët” i kanë fituar gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, duke mposhtur edhe skuadrat si Tottenhami, Sampdoria dhe Fiorentina.

“Play with no fear” ??
Gattuso previewed tomorrow’s derby at the pre-match press conference. Read what he had to say: https://t.co/ueIqmxKS9o#InterMilan #MILANosiamonoi pic.twitter.com/4o8H1scZC5

— AC Milan (@acmilan) October 20, 2018

Ndërsa, para fitoreve ndaj Sassuolos, Olympiacosit dhe Chievo Veronas, Milani kishte barazuar me Atalantan dhe Empolin.

Të rejat nga të dyja skuadrat:

Për Interin, Sime Vrslajko mbetet jashtë shkaku i lëndimit, por ai është shqetësimi i vetëm për Luciano Spallettin. Interi nuk pritet të bëjë ndonjë ndryshim në përbërjen startuese nga ndeshja e fundit me SPAL-in xhiron e kaluar.

AC Milan v Atalanta BC - Serie A

Ndërsa, Milanit do t’i mungojnë dy yje – Andrea Conti është ende duke u rikuperuar nga lëndimi në gju, derisa Ivan Strinic është ende jashtë pas problemeve me zemër.

Reprezentuesi italian, Riccardo Montolivo është ende i lënduar, derisa qendër-mbrojtësi, Mattia Caldara pritet të mungojë sot shkaku i një lëndimi muskulor.

Formacioni i mundshëm i Interit: Handanovic; D’Ambrosio, De Vrij, Skriniar, Asamoah; Vecino, Brozovic, Politano, Perisic, Nainggolan; Icardi.

Formacioni i mundshëm i Milanit: Donnarumma; Abate, Musacchio, Romagnoli, Laxalt; Kessie, Biglia, Bonaventura; Suso, Higuaín, Calhanoglu.

Parashikimi:

Të dyja skuadrat janë në formë të mirë kohëve të fundit, por në shumicën e ndeshjeve të tilla, forma e fundit nuk ka aspak rëndësi.

FBL-ITA-SERIEA-MILAN-INTER-DERBY

Duke u bazuar në historinë e këtyre ndeshjeve, këto ndeshje dhurojnë gola, por sot pritet një fitore e ‘Zikaltërve’ për shkak të harmonisë që kanë në ekip.

Parashikimi i autorit: Inter 3-1 Milan. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova