Deputetja e NISMA’s thotë se kolegët e saj po flasin zi e terr për Kosovën kur janë jashtë vendit

Deputetja e NIMSA’s, Albulena Balaj Halimaj e cila njihet për disa fjalime mjaft patetike, ka thënë se janë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nëpër takime të ndryshme jashtë vendit, flasin keq për Kosovën. “Dua t’ua tërheq juve deputetëve vëmëndjen, është që nëpër takimet tona nëpër vende të ndryshme, në konferenca të ndryshme, në Parlament […]
Deputetja e NIMSA’s, Albulena Balaj Halimaj e cila njihet për disa fjalime mjaft patetike, ka thënë se janë deputetët e Kuvendit të Kosovës që nëpër takime të ndryshme jashtë vendit, flasin keq për Kosovën.
“Dua t’ua tërheq juve deputetëve vëmëndjen, është që nëpër takimet tona nëpër vende të ndryshme, në konferenca të ndryshme, në Parlament Evropian, të kemi një qasje pak më ndryshe për vendin, pavarësisht a jemi pozitë apo opozitë, ne të mos flasim keq për vendin tonë, për t’i krijuar shteteve tjera një imazh të keq për vend. Pra, ne i krijojmë vetë vendit tonë një imazh të keq dhe pastaj habitemi se ku i marrin mendimet për shtetin tonë. Unë kam parë deputetë të ndryshëm duke folur nëpër takime ku kanë folur çka është më e keqja për vendin e tyre. Do të doja që nëpër takimet tona të kemi një qëndrim të përbashkët, sepse vendin tonë shkojmë ta përfaqësojmë vendin tonë”, ka thënë ajo.












