Deputetja e LDK-së mbështet SBASHK-un, s’bëhet hajgare me mësimdhënësit

Deputetja e LDK-së mbështet SBASHK-un, s’bëhet hajgare me mësimdhënësit

Deputetja nga partia e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi ka dalur në mbështetje të kërkesave të SBASHK-ut në lidhje me projektligjin për paga për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta. Bunajku përmes një postimin në rrjetin e saj “Facebook” ka shfaqur gatishmërinë që jo vetëm si deputete po edhe si anatarë e Komisionit Parlamentar do të […]

Deputetja nga partia e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi ka dalur në mbështetje të kërkesave të SBASHK-ut në lidhje me projektligjin për paga për punëtorët e arsimit të viteve të 90-ta.

Bunajku përmes një postimin në rrjetin e saj “Facebook” ka shfaqur gatishmërinë që jo vetëm si deputete po edhe si anatarë e Komisionit Parlamentar do të mbështet kërkesat e tyre dhe të dërgojnë propozimin tek Kryetari i  Komisionit.

“Edhe ne si deputete dhe anëtare e Komisionit përkatës parlamentar, do t’i mbështesim kërkesat e SBASHK-ut, sepse bëhet fjalë për kategori të veçantë të beneficionit për kontributin në vitet e ’90-ta, e jo për lëmoshë. Ne sot do t’ia dërgojmë edhe propozimin tonë Kryetarit të Komisionit parlamentar dhe do të jetë në përputhje me SBASHK-un”.

Ajo ka cekur se nuk duhet të bëhet hajgare me mësimdhënësit pasi janë ata të cilët edukojnë dhe arsimojnë çdo brez dhe kjo gjë edhe nënçmuese për mësimdhënësit.

Ky është postimi i saj i plotë:

Të nderuara mësimdhënëse dhe ju të nderuar mësimdhënës,

Projektligji për punëtorët e arsimit në vitet e ’90-ta për kohë të gjatë po zvarritet. Madje, edhe më keq se kjo, projektligji është larg asaj se si është shpresuar për përmbajtje të duhur.

Projektligji aktual, që me të drejtë po kritikohet edhe nga SBASHK-u, nuk është vlerësim meritor për këta mësimdhënës, por vetëm me disa kompensime të vogla financiare. Neni 7 është mjaft problematik dhe me të drejtë SBASHK-u ka kërkuar ndryshime nga kompensimet shtesë në pension meritor.

Edhe ne si deputete dhe anëtare e Komisionit përkatës parlamentar, do t’i mbështesim kërkesat e SBASHK-ut, sepse bëhet fjalë për kategori të veçantë të beneficionit për kontributin në vitet e ’90-ta, e jo për lëmoshë. Ne sot do t’ia dërgojmë edhe propozimin tonë Kryetarit të Komisionit parlamentar dhe do të jetë në përputhje me SBASHK-un.

Pavarësisht kostos buxhetore, ja po bëjmë ligj adekuat, ja hiç! Nuk bëhet hajgare me mësimdhënësit, njerëzit më të respektuar në çdo shoqëri, pasi edukojnë dhe arsimojmë çdo brez! Qeveritë e tjera menjëherë pas luftës do të mund të bënin diçka të tillë, fare lehtë, por kjo do të ishte nënçmuese për mësimdhënësit.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj