Daçiq vazhdon ta ngushëllojë veten se Kosova nuk do të anëtarësohet në Interpol

Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq deklaroi sot se nuk pret që Kosova të bëhet anëtare e Interpolit. “Anëtarësimi kërkohet nga dy të tretat e shumicës. Pres që vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk votojnë. Kosova nuk ka dy të tretat e votave”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd. Pa një […]
“Anëtarësimi kërkohet nga dy të tretat e shumicës. Pres që vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, nuk votojnë. Kosova nuk ka dy të tretat e votave”, tha Daçiq për gazetarët në Beograd.
Pa një zgjidhje të statusit të Kosovës, sipas tij, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare nuk është e mundur.
“Kosova dëshiron që përmes anëtarësimit të tregojë se çështja e statusit është zgjidhur dhe për këtë arsye ne jemi kundër”, tha ai.











