Çka ndodh me trurin kur lexojmë?

Çka ndodh me trurin kur lexojmë?

Të lexuarit është një përvojë që e gjallëron trurin tuaj – krijon imazhet dhe idetë tuaja derisa e zhytni veten në libër. Tashmë, përcjell Periskopi, ka prova që tregojnë se ne fizikisht e ndërrojmë strukturën e trurit gjatë të lexuarit. Truri në këtë proces është aktiv – rritet, ndryshon dhe bën lidhje e konture të […]

Të lexuarit është një përvojë që e gjallëron trurin tuaj – krijon imazhet dhe idetë tuaja derisa e zhytni veten në libër. Tashmë, përcjell Periskopi, ka prova që tregojnë se ne fizikisht e ndërrojmë strukturën e trurit gjatë të lexuarit. Truri në këtë proces është aktiv – rritet, ndryshon dhe bën lidhje e konture të reja, varësisht nga tipi i materialit që lexoni.

Ju krijoni fotografi në mendjen tuaj

Të krijuarit e një bote tuajën është ajo që ndodh kur e rrasni veten brenda një libri të mirë – kjo është arsyeja pse shumë prej nesh shpesh jemi të zhgënjyer me adaptimet e filmave që iu bëjnë librave. Provat tregojnë se truri ynë krijon ato imazhe vizuale automatikisht ndërsa lexojmë, me apo pa vetëdijen dhe qëllimin tonë.

I jetoni përvojat që i lexoni

Kur lexojmë, truri beson që po përjetojmë ato gjëra për të cilat shkruhet në libër, që është edhe arsyeja se pse jemi aq të lidhur me disa prej tyre. Të njëjtat rajone neurologjike të trurit stimulohen nga të lexuarit si ato të të përjetuarit të përnjëmendtë të gjërave; është e pamundur që truri ta bëj dallimin për diçka të tillë!

Atëherë, pse të udhëtoni kur mund të lexoni? Çka iu duhet liberalizimi i vizave?

Truri krijon konture të ndryshme

A e keni ditur se tipe të ndryshme të të lexuarit mund të ofrojnë përvoja të ndryshme për trurin tuaj, dhe përfitime të ndryshme? Hulumtuesit nga Stanford University zbuluan që leximi për kënaqësi rrit qarkullimin e gjakut në zona të ndryshme të trurit, ndërsa leximi i literaturës studimore i jep trurit stërvitje të funksioneve komplekse kognitive.

Hapësira e vëmendjes përmirësohet

Lajmi i mirë është që nëse e keni të zorshme të përqendroheni, të lexuarit e përmirëson një gjë të tillë. Librat kanë një fill, një mes dhe një fund, dhe kjo strukturë jep përfitime të mëdha për trurin. Iu inkurajon të mendoni në sekuencë – dhe aq më shumë që lexoni, aq më shumë truri është i aftë të bëj lidhjen mes shkakut dhe pasojës.

Struktura e trurit ndryshon

Çdokush mund të bëhet lexues i mirë – sado të vështirë ta ketë në fillim. Ndërsa stërviteni për një gjë të tillë, truri ndryshon fizikisht. Shkencëtarët nga Universiteti Carnegie Mellon kanë vlerësuar studentët në një program gjashtë mujor të përditshëm dhe zbuluan që materja e bardhë në zonn e gjuhës në trurët e tyre ishte rritur.

Bëheni më empatik

Humbja e vetes në një libër të mirë iu çon në ndryshimin fizik të trurit ndërsa lënia e botës reale prapa dhe lidhja me karakteret në një rrëfim iu bën të ndjeni atë që ata ndjejnë. Kjo na bën më empatikë ndaj të tjerëve edhe në jetën reale, dhe më të ndërgjegjshëm për mënyrën se si ndihen. /Periskopi

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve