City me stil kampioni, Tottenham kryen detyrën (Video)

Manchester City ka shkatërruar Burnelyn me rezultat 5:0, në Etihad Stadium. Seria e golave u hap nga Sergio Aguero, për të vazhduar me Bernardo Silvan, Fernandinhon, Riyad Mahrez e Leroy Sane, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 5:0. ‘Qytetarët’ rikthehen në vendin e parë me 23 pikë, teksa mysafirët aktualisht pozicionohen në pozitën e 13 me […]
Seria e golave u hap nga Sergio Aguero, për të vazhduar me Bernardo Silvan, Fernandinhon, Riyad Mahrez e Leroy Sane, i cili vulosi rezultatin përfundimtar 5:0.
‘Qytetarët’ rikthehen në vendin e parë me 23 pikë, teksa mysafirët aktualisht pozicionohen në pozitën e 13 me 8 pikë.

Tottenham ka realizuar fitore të vështirë ndaj West Ham në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat minimal.
Goli i Erik Lamela në minutën e 44 vendosi fatin e ndeshjes.
‘Gjelat’ ngjiten në vendin e 3 me 21 pikë, kurse ‘Çekanët’ në pozitën e 15 me 7 pikë të tubuara./Periskopi/
https://www.youtube.com/watch?v=Ll0KfzPoqqw












