‘Babai po e lëndon mamin’, vogëlushja që shpëtoi familjen nga dhuna

Një 6-vjeçare trime ka shpëtuar nënën e saj nga dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit, duke i treguar mësuese së saj në shkollë. Vajza i ka thënë mësueses së saj se babai i saj e lëndon të ëmën. Vogëlushja kishte mësuar në shkollë se në qoftë se shihte dike duke ngacmuar një person tjetër, duhej t’i […]
Një 6-vjeçare trime ka shpëtuar nënën e saj nga dhuna e vazhdueshme e bashkëshortit, duke i treguar mësuese së saj në shkollë. Vajza i ka thënë mësueses së saj se babai i saj e lëndon të ëmën.
Vogëlushja kishte mësuar në shkollë se në qoftë se shihte dike duke ngacmuar një person tjetër, duhej t’i tregonte mësueses. Kështu, vajza vendosi t’i thotë kujdestares se çfarë po ndodhte me prindërit e saj.
Vajza kishte treguar:
Babi po e lëndon mamin duke përdorur pikturën me zogj. Ajo thotë se e do babin, por ai vazhdon që ta lëndojë.
Babai i vajzës, Scott Keegans ra në prangat e policisë për dhunimin e gruas së tij Jodie. 36-vjeçarja u shpreh se jeta e saj ka qenë si film horror gjatë tre viteve që është dhunuar sistematikisht nga bashkëshorti.
Keegans u dënua me 18 vite burg nga gjykata e Sheffield, pasi gjykata e shpalli fajtor për gjashtë akuza të dhunës, sulmit seksual dhe përdhunimit.
Një gjykatës e përshkroi ngjarjen si rastin më “satanik” që kishte parë ndonjëherë në 30 vjet.
Duke folur për sulmin e fundit ndaj saj, nëna e vajzës, Jade u shpreh:
Mendova se ishte dita e fundit e jetës sime. Kishte dy orë që po më rrihte me okllai. Kur shkova në spital mjekët menduan se kisha bërë aksident automobilistik. Vajza ime është heroinë për guximin që tregoi duke treguar në shkollë. Ajomë shpëtoi jetën.”













