Arsenal i pandalshëm, Milan nuk ndryshon – mposhtet nga Betis (Video)

Arsenal e ka çuar në 11, numrin e fitoreve rradhazi. ‘Topçinjët’ mposhtën Sporting në udhëtim me rezultat minimal. Goli i Danny Welbeck, që shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes vendase, i shënuar në minutën e 77′ vendosi fatin e ndeshjes. Ekipi i Unay Emery ka pikë të plota nga tre ndeshje, kurse ekipi portugez ka gjashtë pikë […]
Goli i Danny Welbeck, që shfrytëzoi gabimin e mbrojtjes vendase, i shënuar në minutën e 77′ vendosi fatin e ndeshjes.
Ekipi i Unay Emery ka pikë të plota nga tre ndeshje, kurse ekipi portugez ka gjashtë pikë dhe gjendet në vendin e dytë.
https://www.youtube.com/watch?v=ddOGE-j37eI
Në anën tjetër Milan është mposhtur 1:2 në San Siro nga Betis.

Sanabria dhe Lo Celso me një super-gol i dhanë tre pikë skuadrës spanjolle, teksa për vendasit shënoi Cutrone.
‘Rossonerët’ kanë gjashtë pikë dhe renditen të dytën në grup, teksa Betis është në pozitën e parë me një pikë më shumë./Periskopi/












