Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë (Foto)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm ka ndodhur një aksident trafiku. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Sllatinë, në magjistralen Prishtinë-Pejë. Si pasojë e aksidentit, janë shkaktuar kolona të gjata në këtë magjistrale. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërsa përpos dëmeve materiale nuk është raportuar për të lënduar.














