Ahmeti: Vasfija e luftoi krimin dhe paragjykimin

Ahmeti: Vasfija e luftoi krimin dhe paragjykimin

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, rrëfimin e mbrëmshëm të Vasfije Krasniqi Goodmanit, e quajti sinonim të guximit në Kosovë. Ky rrëfim real i Vasfijës, sipas Ahmetit edhe njëherë përkujtoi dhimbjet e krimeve në luftës në Kosovë, transmeton Periskopi. Kryetari i PSD-së theksoi se shoqëria duhet të jetë në mbështetje të viktimave të dhunës, […]

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, rrëfimin e mbrëmshëm të Vasfije Krasniqi Goodmanit, e quajti sinonim të guximit në Kosovë.

Ky rrëfim real i Vasfijës, sipas Ahmetit edhe njëherë përkujtoi dhimbjet e krimeve në luftës në Kosovë, transmeton Periskopi.

Kryetari i PSD-së theksoi se shoqëria duhet të jetë në mbështetje të viktimave të dhunës, të jetë aty për t’i mbrojtur e solidarizuar me to.

Ai shtoi se viktimat e dhunës dhe krimet e tjera duhet të jenë pjesë në dialogun Kosovë-Serbi.

“ Pala kosovare në dialog duhet që këtë kërkesa ta parashtrojë si primare dhe të panegociueshme në cfarëdo opcioni”, shkroi Ahmeti në Facebook.

Ky është postimi i plotë:

“Vasfije Krasniqi Goodman mbrëmë u bë guximi i Kosovës. E përdhunuar nga forcat serbe në moshën 16 vjecare, Vasfija foli mbërë publikisht në televizionin publik për këto krime të pafolura të luftës. Luftoi krimin, luftoi paragjykimin dhe luftoi për të vërtetën. Deri më tani, storiet e përdhunimit ishin numra, e mbrëmë ato u bënë reale dhe edhe njëherë na përkujtuan mbi dhembjet e luftës e krimeve.

Secili prej nesh duhet ta falenderojmë Vasfijen dhe familjen e saj për guximin. Duhet të ju themi të gjithë viktimave të dhunës seksuale se shoqëria jonë është aty për t’i mbrojtur e për t’u solidarizuar.

Por më me rendësi se krejt është të ju themi e të punojmë që drejtësia të ngadhnjejë e cdo kriminel të përgjigjet për krimet që I ka bërë. Pala kosovare në dialog duhet që këtë kërkesa ta parashtrojë si primare dhe të panegociueshme në cfarëdo opcioni.”/Periskopi/.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja