A do të shiten biletat online prej ndeshjes me Azerbaixhanin? Përgjigjet FFK-ja

Periskopi ka zhvilluar një intervistë me zëdhënësin e Federatës së Futbollit të Kosovës [FFK], Fazli Berisha, të cilën do ta publikojmë të plotë më vonë. Duke parë interesimin e madh të lexuesve tanë në lidhje me biletat për ndeshjen Kosovë-Azerbaixhan, ne i shtruam zëdhënësit të FFK-së këtë pyetje: Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] ka […]
Periskopi ka zhvilluar një intervistë me zëdhënësin e Federatës së Futbollit të Kosovës [FFK], Fazli Berisha, të cilën do ta publikojmë të plotë më vonë.
Duke parë interesimin e madh të lexuesve tanë në lidhje me biletat për ndeshjen Kosovë-Azerbaixhan, ne i shtruam zëdhënësit të FFK-së këtë pyetje:
Federata e Futbollit të Kosovës [FFK] ka premtuar se prej ndeshjes tjetër që do të luhet në stadiumin Fadil Vokrri kundër Azerbajxhanit, biletat do të shiten online. Si po shkon ky proces, dhe a mund të jepni ndonjë detaj mbi këtë proces?
Berisha ka deklaruar se sistemi online i shitjes së biletave është i kushtueshëm, por se FFK-ja veçse ka nënshkruar kontratë me TEB Bankën për sponzorizim dhe e cila ka premtuar një formë të tillë të shitjes. Megjithëse nuk ka premtuar ai shprehet optimist se kjo gjë do të ndodh qysh në ndeshjen e ardhshme në Kuadër të Lidhjes së Kombeve që e ka Kosova.
“Sistemi online i shitjes së biletave është i kushtueshëm dhe do kohë, por FFK-ja ka nënshkruar kontratë me TEB Bankën për sponsorizim e me këtë ata kanë premtuar shitjen online të biletave meqë e kanë sistemin e tillë. Po punohet shumë në këtë drejtim që në ndeshjen me Azerbajxhanin, shikuesit të m und të i blejnë online.” – ka thënë Berisha












