Zvicra alarmohet nga sëmundja vdekjeprurëse që vjen nga dushi

Zvicra alarmohet nga sëmundja vdekjeprurëse që vjen nga dushi

Një sëmundje e rrezikshme e mushkërive ka shqetësuar zviceranët me rritjen e madhe të numrit që ka pasur kohëve të fundit. Është fjala për “Sëmundjen e legjionarëve” nga e cila gjatë vitit 2017 janë prekur 500 persona, që është për 35% më shumë se një vit më parë, shkruan sonntagsblick dhe e citojnë të gjitha […]

Është fjala për “Sëmundjen e legjionarëve” nga e cila gjatë vitit 2017 janë prekur 500 persona, që është për 35% më shumë se një vit më parë, shkruan sonntagsblick dhe e citojnë të gjitha mediet zvicerane sot.
Afërsisht pesë deri dhjetë për qind të infektimeve përfunojnë me vdekje.

Në Zyrën Federale për Shëndetësi (BAG) shprehin shqetësim për shtimin e rasteve të regjistruara me këtë sëmundje, ndërkohë që dyshohet se mund të ketë edhe një shifër më të lartë të rasteve të paregjistruara. Me fjalë tjera, janë evidentuar vetëm rastet e rënda, që kanë përfunduar në spital, transmeton albinfo.ch.

BAG ka ngritur një “Task Force” për të adresuar këtë shqetësim.
Bakteriet që shkaktojnë këtë sëmundje grumbullohen në instalimet që kanë të bëjnë ngrohjen e ujit si në dushe apo në wellnes si dhe në aparaturat që sigurojnë lagështinë e ajrit.

Nga BAG këshillojnë që uji nëpër boilerë (kaldaja) të ngrohet mbi 60 gradë pasi që bakteriet që shkaktojnë sëmundjen, shtohen më së shumti në temperaturat 25-40 gradë të ujit, përcjell albinfo.ch. Po ashtu rekomandohet që gypat që bartin ujë të ngrohtë, të shpërlahen rregullisht.

Përkundër shqetësimit me rritjen e numrit të të prekurve nga sëmundja, në BAG thonë se nuk ka ndonjë gjendje akute që do të kërkonte ngritje të shkallës së alarmit.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve