Ylli i Barcelonës shumë afër transferimit në Roma

Gerard Deulofeu ende nuk është i qartë në lidhje me të ardhmen e tij. Opsioni më i mundshëm është largimi nga Barcelona në merkaton e dimrit, ndërkohë që e interesuar për të duket se është Roma. Monchi, drejtori sportiv, është mbështetës i tij kryesor për ta rikthyer në Itali, ku në pjesën e fundit të […]

Gerard Deulofeu ende nuk është i qartë në lidhje me të ardhmen e tij.

Opsioni më i mundshëm është largimi nga Barcelona në merkaton e dimrit, ndërkohë që e interesuar për të duket se është Roma. Monchi, drejtori sportiv, është mbështetës i tij kryesor për ta rikthyer në Itali, ku në pjesën e fundit të sezonit të kaluar ai luajti në nivel të mirë me Milanin. Në edicionin e së shtunës, e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport” shkruan se Roma, me largimin e mundshëm të sulmuesit boshnjak Edin Dzeko te Chelsea, ka rishprehur interesimin për Deulofeu, i cili konsiderohet si një përforcim ideal për grupin e Eusebio Di Francesco.

Oferta që mund të paraqesë Roma parashikon huazim në fillim, me opsionin e blerjes në fund të sezonit. Klubi kryeqytetas mendohet të ketë gati 15 milionë euro, një shumë afër 20 milionë eurove, sa është klauzola e ndërprerjes së kontratës me klubin azulgrana, edhe pse Barça vazhdon të preferojë që propozimi të jetë blerje e drejtpërdrejtë dhe jo në formën e huazimit.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova