Vetura e EULEX kapet në flagrancë teksa shkel rregullat e trafikut (Foto)

Një veturë e Misionit ndërkombëtar në Kosovë – EULEX, është parë sot duke shkelur rregullat në trafik kur vozitësi i veturës me numër të regjistrimit “3115” ka kaluar nëpër zebra, për t’u qasur në anën tjetër të rrugës. Në pamje shihet një veturë me ngjyrë ‘teget’ e markës “Nissan” duke kaluar nëpër zebra në rrugët […]
Në pamje shihet një veturë me ngjyrë ‘teget’ e markës “Nissan” duke kaluar nëpër zebra në rrugët e kryeqytetit të Kosovës.
Kjo nuk është hera e parë kur janë parë vetura të këtij misioni përderisa kanë shkelur rregullat themelore në komunikacion.
Më parë një veturë tjetër ishte kapur nga një qytetar afër Ministrisë së Arsimit, i cili kishte fotografuar një veturë të njëjtë si kjo që sot ka shkelur rregullat e komunikacionit.
Më poshtë mund të shini fotografi ku shihet sa herë kanë shkelur rregullat në komunikacion veturat e EULEX-it. /GazetaBlic /













