Si të mbrohemi nga viruset dimërore?

Si të mbrohemi nga viruset dimërore?

Ulja e temperaturave riaktivizon sëmundjet e mushkrive, të cilat në jo pak raste mund të kthehen në një rrezik serioz për shëndetin. Veçanërisht personat që vuajnë nga sëmundje kronike, por edhe fëmijët e të moshuarit, janë ata më të predispozuarit për t’u prekur prej tyre. Për mjekët pneumologë, i ftohti jo domosdoshmërisht do të thotë […]

Për mjekët pneumologë, i ftohti jo domosdoshmërisht do të thotë prekje nga gripi e këto sëmundje, por pse atëherë ndodh që pikërisht dhjetori, janari e shkurti njihen si muajt e epidemive të shkaktuara nga i ftohti? Mjekët pneumologë pranë spitalit Amerikan, sqarojnë se ka disa faktorë që ndikojnë dhe që duhet të na bëjnë të jemi më vigjilentë e të mos neglizhojmë.

“Faktori i parë ka të bëjë me imunitetin e organizmit. Me uljen e temperaturave edhe organizmi ka aftësinë të uli temperturën e vet dhe në lojë futen ato faktorë termo- rregullues që ndikojnë për të ruajtur temperaturën normale të trupit, 37 gradë. Nëse ne nuk do ta ndihmojmë organizmin që ky lloj imuniteti të rrijë stabël, sulmi i viruseve do të jetë më i lartë”.

Këshillat e parandalimit për të mbrojtur veten dhe të afërmit tuaj nga infeksionet respiratore të dimrit janë të njohura. Por ato nuk zbatohen domosdoshmërisht. Njerëzit, edhe nëse janë të vaksinuar kundër gripit, duhet të vazhdojnë të zbatojnë praktikat e higjienës për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga sëmundjet e tjera.

Vaksinimi sezonal i gripit mbetet një nga mënyrat më efektive për të parandaluar sëmundjet dhe për të mbrojtur ata rreth jush. Megjithatë, ky vaksinim nuk mbron nga të gjitha sëmundjet dhe një gjest i vetëm nuk mjafton. Vetëm respektimi i të gjithë gjesteve të parandalimit bën të mundur mbrojtjen nga të gjitha viruset e dimrit.

Janë gjërat  parandaluese për t’u mbrojtur kundër viruseve të dimrit:

– Lani duart

– Mbuloni hundën dhe gojën kur kolliteni ose teshtini

– Pastroni hundën me një shami ose kartëpicetë njëpërdorimshme

– Mos e prekni fytyrën, sidomos hundën dhe gojën

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve