Si ta dalloni gripin e stomakut nga helmimi me ushqim?

Si ta dalloni gripin e stomakut nga helmimi me ushqim?

Dhembja e fuqishme në lukth, krupa, ngërçet, problemet me tretjen, temperatura e ngritur lehtë – të gjitha këto janë simptoma të gripit të stomakut, ose helmim me ushqim. Si t’i dalloni këto dy gjendje dhe kur duhet reaguar? Helmimi me ushqim kryesisht manifestohet në afat prej një deri në tetë orësh pas ngrënies, ndërkaq simptomat […]

Si t’i dalloni këto dy gjendje dhe kur duhet reaguar?

Helmimi me ushqim kryesisht manifestohet në afat prej një deri në tetë orësh pas ngrënies, ndërkaq simptomat e gripit të stomakut shfaqen në afatin prej 24 deri në 48 orësh nga kontakti me personin e infektuar.

Shkaktarët më të shpeshtë të helmimit akut me ushqim janë lloje të ndryshme bakteresh të cilat prodhojnë toksine, viruse dhe më rrallë shkaktarë të tjerë, derisa gastroentritisi virusal (helmimi i zorrëve) më së shpeshti e shkaktojnë viruset noro dhe roto.

Më së miri është që vetë të provoni të konstatoni a keni ngrënë diçka që është gatuar para ca ditësh, apo nuk ka qenë plotësisht e zier, transmeton Telegrafi.

Nëse edhe te personat e tjerë me të cilët keni ngrënë janë zhvilluar probleme të ngjashme me tretjen, atëherë ka gjasa që fjala mund të jetë për helmim me shqim.

Këndellja në të dy rastet zgjat disa ditë, varësisht nga problemet.

Kur të qetësohen krupa dhe të vjellët, është shumë me rëndësi të kompensoni lëngjet e humbura dhe elektrolitet.

Ndihma mjekësore, sipas rregullit, kërkohet në rastet e dehidratimit të rëndë. Posaçërisht është me rëndësi të lani duart para ngrënies dhe të jeni të kujdesshëm gjatë gatimit dhe përdorimit të ushqimit.

Gjithashtu, artikujt ushqimorë duhet të ruhen në mënyrë të përshtatshme dhe duhet të përpunohen mirë termikisht. 

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve