Rektori i UP-së: Më nuk do të kryejë punë njoftësia në UP

Rektori i UP-së: Më nuk do të kryejë punë njoftësia në UP

Rektori i Universitetit të Prishtinës – “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka folur për gjendjen në këtë institucion të arsimit të lartë. Dema ka thënë në RTV Dukagjini se gjatë këtyre dy viteve kishte sfida jo të lehta, por që kanë lënë mbrapa edhe shumë rezultate. “Fillimisht më është dashur që një kohë ta incizoj gjendjen në Universitetin […]

Rektori i Universitetit të Prishtinës – “Hasan Prishtina”, Marjan Dema, ka folur për gjendjen në këtë institucion të arsimit të lartë.

Dema ka thënë në RTV Dukagjini se gjatë këtyre dy viteve kishte sfida jo të lehta, por që kanë lënë mbrapa edhe shumë rezultate.

“Fillimisht më është dashur që një kohë ta incizoj gjendjen në Universitetin e Prishtinës, dhe mënyra e vetme për ta luftuar korrupsionin, ndikimet nga jashtë, nepotizmin është krijimi i një sistemi funksional dhe këtë e kemi arritur duke krijuar një transparencë më të lartë….” ka thënë Dema.

Sipas tij, në UP ka pasur progres dhe avancimet kanë qenë ndër temat kryesore.

“Avancimet në UP kanë qenë ndër sfidat kryesore. Senati i UP-së e ka miratuar një rregullore, sipas të cilës e kemi vlerësuar cilësinë e publikimeve të personelit akademik në revista të ndryshme shkencore. Kjo na ka ndihmuar që gjatë kësaj kohe nuk ka pasur avancime të profesorëve me publikime në revista jo kredibile dhe të dyshimta. Kjo është ndaluar. Ata mund të publikojnë, por ne më nuk i marrim si bazë për avancim”, ka pohuar Dema.

Rektori Dema, që në muajin prill i bën dy vjet prej kur ka ardhur në krye të rektoratit të UP-së, ka deklaruar se më nuk do të ketë ndikime nga jashtë.

“Edhe me dashtë nuk mundem me i ndihmuar askujt. Kemi shumë familjarë të figurave publike, dekanëve, senatorëve që nuk janë avancuar. Pra nuk i kanë plotësuar kriteret”, ka pohuar Dema.

Sipas tij, “më nuk do të kryejë punë njoftësia në UP dhe se kishte me qenë utopi nëse themi se mund t’i ndihmojë dikujt, pasi që tash çdo gjë është listuar në tabelë dhe mund t’i kontrollojë çdokush”.

“Ideja jonë dhe përkushtimi ynë që brenda këtij afati të impelmentohet sistemi i Bolonjës tërësisht” ka deklaruar Dema.

Ai ka folur edhe për reformat në këtë institucion, numrin e studentëve dhe çështje të tjera.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja