Rasti më i vjetër i Hepatitit B, mumja e shekullit 16 (Foto)

Rasti më i vjetër i Hepatitit B, mumja e shekullit 16 (Foto)

Kjo mumje u gjet në vitin 1983 në Bazilikën e San Domenico Maggiore, në Napoli. I përket një fëmije me moshë 2 vjeçare që vdiq rreth vitit 1569. Analizat e kryera në kohën e zbulimit sinjalizuan se vogëlushi mund të jetë prekur nga lija. Tani provat e ADN-së mbi mbetjet zbuluan të vërtetën. Fëmija nuk […]

Kjo mumje u gjet në vitin 1983 në Bazilikën e San Domenico Maggiore, në Napoli. I përket një fëmije me moshë 2 vjeçare që vdiq rreth vitit 1569. Analizat e kryera në kohën e zbulimit sinjalizuan se vogëlushi mund të jetë prekur nga lija. Tani provat e ADN-së mbi mbetjet zbuluan të vërtetën. Fëmija nuk vuante nga lija, por nga hepatiti B. Në disa raste fëmijët e prekur nga kjo sëmundje mund të zhvillojnë atë që njihet si sindroma

Gianotti-Crosti, një lloj erupsioni kutan infantil që shpesh herë provokon që të shfaqen në fytyrë disa shenja që mund të ngatërrohen me ato që shkakton lija. Ishte pikërisht kjo që ngatërroi zbuluesit kur bënë studimet e para, por tani falë mostrave të ADN-së të marra nga lëkura dhe flokët e mumjes, kërkuesit e Universitetit të Pizës kanë arritur të nxjerrin genomin e plotë të një lloji virusi të hepatitit B.

Image result for mumie sek 16 hepatiti

Ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte se i ngjan shumë llojeve të viruseve modernë, çka do të thotë se ky virus ka evoluar shumë pak gjatë shekujve. Ajo që nuk dinë ende shkencëtarët është një strukturë kohe evolutive e virusit, me pak fjalë nuk dinë ende se në cilin moment ndodhën këto mutacione që diferencojnë virusin antik me këtë të aktualitetit. Gjithsesi ky zbulim supozon provën më të hershme që ekziston për këtë sëmundje. Deri më tani regjistrimi i parë për hepatitin B datonte ai i vitit 1885, datë në të cilën është diagnostikuar kjo sëmundje në më shumë se 100 punëtorë që punonin në një kantier detar në Gjermani. / Bota.al

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve