A po keqinterpretohet shkrimi në Time për kryeministrin Ramush Haradinaj

Në 24 orëshin e fundit i është dhënë jehonë lajmit të revistës prestigjioze ‘Time’ e cila e renditë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj përkrah Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fetullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanges së Ëikileaks dhe Mikheil Saakashvilit të Gjeorgjisë. Por, si ka përfunduar Haradinaj në mesin e pesë ‘të arratisurve’ në […]
Në 24 orëshin e fundit i është dhënë jehonë lajmit të revistës prestigjioze ‘Time’ e cila e renditë kryeministrin e Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj përkrah Carles Puigdemonit të Katalonjës, Fetullah Gulenit të Turqisë, Julian Assanges së Ëikileaks dhe Mikheil Saakashvilit të Gjeorgjisë.
Por, si ka përfunduar Haradinaj në mesin e pesë ‘të arratisurve’ në kohën që Time e konsideron ‘kohë dramash gjeopolitike’.
Emri i kryeministrit të Kosovës në këtë listë, është përmendur duke renditur një kronologji veprimtarie të tij në luftën e UÇK’së, proceset e tij gjyqësore prej të cilave u lirua si i pafajshëm si dhe përballjen e tij të fundit me gjykatën në Kolmar të Francës ku Haradinaj qëndroi disa javë, për shkak të urdhër – arrestit ndërkombëtar që Serbia ka për të.
Pasiqë, revizta zhvillon këto ngjarje në disa paragrafë, në fund përmend edhe lëvizjet e politikës kosovare për Gjykatën Speciale, ku me gjasë, i referohet natës së 22 dhjetorit dhe ngjarjeve të pas asaj nate: tentativës për të shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale dhe diskursin e ashpër të Haradinajt përballë ambasadorëve.
Por ajo që mbetet pikëpyetje në gjithë këtë shkrim është se prej kujt po arratiset Haradinaj?
Të gjithë ata që janë në këtë listë, përfshirë Fetullah Gulenin dhe Julian Assangen ndodhen në arrati. Njëri prej tyre madje, Fetullah Gulen, nuk i dorëzohet Turqisë megjithë kërkesat dhe negociatat e vazhdueshme të shtetit turk me SHBA’të për të mundësuar një gjë të tillë.
Pra, të gjithë emrat në listën e ‘Time’ përveç kryeministrit Ramush Haradinaj, janë në arrati. Haradinaj jo.
Nga përshkrimi që i bëhet figurës së Haradinajt në këtë listë ‘të të arratisurve’ në kohë dramatike gjeopolitike në botë, duket se emri i Ramush Haradinajt ka zgjuar kureshtjen për shkak të pozitës së tij si kryeministër i Republikës së Kosovës. Dhe natyrisht: të jesh kryeministër i një shteti dhe të jesh përballur me Fletarrest të Interpolit, mund të përfundosh si një emër që përmendet në mesin e ‘arrative’ ose ‘më të kërkuarve’.
Autori me nam që ka bërë këtë listë, Ian Bremmer, nuk përmend se të listuarit e tij janë të gjithë njerëz që ‘arratisen nga shteti i tyre’, derisa për Haradinaj, lë të kuptohet se ‘po arratiset nga Serbia’.
Duke qenë se tek javën e kaluar Haradinaj deklaroi se ‘Kosova nuk i pyet ambasadorët për të gjitha çështjet’, shkrimi në Time duket se ka kapur këtë kokëfortësi të kryeministrit, pasiqë shkruan si në vijim:
(Time): Ndoshta Haradinaj dhe aleatët e tij thonë se Kosova është shumë e vogël që fuqitë e rëndësishme gjeopolitike të kujdesen për të, por realitet është fakti se për të ruajtur paqen, Kosovës i duhet ky kujdes”.
Është e vërtetë se për më shumë se 100 ditë, kosovarët nuk kanë marrë atë që kanë pritur nga Haradinaj, por është edhe një e vërtetë tjetër: që Ramush Haradinaj, në të gjitha pozitat që ka qenë deri tani, asnjëherë nuk ka deklaruar se do të ‘arratisej’ nga përballja me drejtësinë. /Periskopi/












