Pas nivelit ekstrem të ndotjes, reagon i pari i Prishtinës

Pas nivelit ekstrem të ndotjes, reagon i pari i Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas nivelit të lartë të ndotjes në kryeqytet si pasojë e Termocentralit në Obiliq dhe shfrytëzimit të qymyrit nga qytetarët për ngrohje. Ahmeti ka thënë se si Komunë po e bëjnë punën e tyre, derisa ka numëruar disa nga shkaktarët e ndotjes ekstreme. Reagimi i plotë: Ditëve dhe […]

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka reaguar pas nivelit të lartë të ndotjes në kryeqytet si pasojë e Termocentralit në Obiliq dhe shfrytëzimit të qymyrit nga qytetarët për ngrohje.

Ahmeti ka thënë se si Komunë po e bëjnë punën e tyre, derisa ka numëruar disa nga shkaktarët e ndotjes ekstreme.

Reagimi i plotë:

Ditëve dhe javëve të fundit Prishtina po ballafaqohet me nivele të larta të ndotjes, posaçërisht në grimcat 2.5 mm të cilat po publikohen nga matësi i vendosur nga Ambasada Amerikane në Arbëri/Dragodan. Kjo është pika më e ndotur në Prishtinë për shkak të afërsisë me Termocentralet në Obiliq.

Edhe në pikat tjera që i kemi vendosur si komunë vërehet një gjendje më e rëndë por në bashkëpunim më Ministrinë e Mjedisit po punojmë për verifikimin e saktë të informatave.

Burimet e ndotjes mund të ndahen në disa pika.

1. Termocentralet
2. Metodat alternative të ngrohjes (djegia e drunjve dhe qymyrit)
3. Trafiku
4. Kushtet atmosferike
5. Gjelbërimi i pamjaftueshëm dhe ndërtimet

Si Komunë janë disa politika që mund ti ndikojmë e disa të tjera që nuk mundemi (termocentralet nuk mund ti levizim).

Në aspektin afatmesëm kemi disa projekte që do ta përmirësojnë gjendjen

1.zgjerimi i Ngrohjes qendrore – pervec fazes se tanishme ku me financimin e qeverise gjermane dhe Komisionit Evropian do te kyçen edhe mbi 5 mijë njesi banesore, në takim me qeverinë kemi kërkuar dyfishimin e kapaciteteve në KeK (kosto rreth 25 milion euro) që brenda 5-7 viteve do të zvogëlonte dukshëm ngrohjen alternative

2. Reforma e Transportit Publik

3. Ngritja e vazhdueshme e hapësirave gjelbëruese

Në takim me minstren Reshitaj kemi diskutuar edhe hapat afatshkurtër e ku ne si komunë pasi të marrim të dhënat zyrtare nga Ministria do të mund të mbyllnim rrugë të kryeqytetit për qarkullim (pervec transportit publik) në orare të caktuara. Edhe pse, për shkak të pozitës së Prishtinës, ndotja më e madhe është në mbrëmje kur nuk ka qarkullim të veturave.

Sa për informatë:

1. Informatat zyrtare mbi gjendjen e ajrit i jep Agjencia për Mbrotjen e Mjedisit

2. Këshillat shëndetësore i jep Instituti për Mbrojtjen e Shëndetit Publik.

Komuna do të vazhdojë të merr masa afatshkurte dhe afatmesme në përputhje me vlerësimet dhe analizat e të gjitha institucioneve përgjegjëse në Republiken e Kosovës. Javën tjeter mund të priten reduktime në trafik për shkak të gjendjes momentale. Kjo gjendje është e rëndë edhe për shkak te kushteve atmosferike që janë paralajmëruar për Kosovë, Maqedoni e Bullgari.

I bëj ftesë qeverisë që të mbledh të gjitha institucionet përgjegjëse përfshi komunat e prekura për të disktuar masat e mundshme afatshkurte.

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj