Pacolli: Nuk e përkrahim shfuqizimin e Speciales sepse nuk i shërbejmë interesit të një grupi inidivdësh

Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se partia e tij është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, dhe ka thënë se kreu i PDK-së, nuk do ta ketë mbështetjen e AKR-së për këtë çështje. “Kadri Veseli nuk do ta ketë mbështetjen e AKR-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasi që ne iu shërbejmë qytetarëve, por […]
Kreu i AKR-së, Behxhet Pacolli, ka thënë se partia e tij është kundër shfuqizimit të Gjykatës Speciale, dhe ka thënë se kreu i PDK-së, nuk do ta ketë mbështetjen e AKR-së për këtë çështje.
“Kadri Veseli nuk do ta ketë mbështetjen e AKR-së për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, pasi që ne iu shërbejmë qytetarëve, por jo interesit të një grupi të njerëzve”, ka deklaruar Pacolli në Rubikon të KTV-së, shkruan Periskopi.
Sipas Pacollit dëmi i shfuqizimit të Speciales është i pa kalkulueshëm dhe do të izolonte plotësisht Kosovën.
“Është detyrë e imja ta tregojë atë që më është thënë. Impakti negativ i përpjekjes për shfuqizimin e Speciales është i pa kalkulueshëm” ka deklaruar Pacolli./Periskopi./











