‘Pa Neymarin jemi më të balancuar’ – flet Messi

‘Pa Neymarin jemi më të balancuar’ – flet Messi

Leo Messi kishte dhënë një intervistë për ‘World Soccer’ e që edhe njëherë është rishikuar nga ‘LaGazetta’ dhe ‘Sport’ , ku tregon momentin e mirë të Barcelonës që po kalon dhe sezonin e dobët të Real Madridit, poashtu duke zbuluar edhe detaje tjera. Largimi i Neymar “Largimi i Neymar ka ndikuar në një ndryshim në […]

Leo Messi kishte dhënë një intervistë për ‘World Soccer’ e që edhe njëherë është rishikuar nga ‘LaGazetta’ dhe ‘Sport’ , ku tregon momentin e mirë të Barcelonës që po kalon dhe sezonin e dobët të Real Madridit, poashtu duke zbuluar edhe detaje tjera.

Largimi i Neymar

“Largimi i Neymar ka ndikuar në një ndryshim në mënyrën tonë të lojës por poashtu një balancim në skuadër. Ne humbëm shumë potencial në fazën ofansive, por na ndihmoi në anën defansive, aktualisht jemi shumë të fuqishëm në mesfushë dhe na bën më të fortë në mbrojtje” .

Championsi

“Manchester City është një nga skuadrat më të forta për momentin, e njejta gjë vlenë edhe për PSG-në, por nuk e përjashtoj edhe Real Madridin si kandidat, si për nga ana e kualitetit dhe e përvojës. Nuk është hera e parë që kemi parë një situatë të tillë në Madrid, por në fund ata do të luftojnë për gjithçka. Sidoqoftë, City dhe PSG janë më të mira për momentin.”

Marrëdhëniet me Ronaldon

“Ne nuk kemi ndonjë marrëdhënie, ne shohim njëri tjetrin vetëm në netët e shpërblimeve, ku edhe flasim, gjithçka është OK, por nuk na rastisë puna të shihemi.

Familja

“Të jesh baba është gjëja më e bukur që më ka ndodhur, sheh gjërat në një mënyrë tjetër, jeta ime përqendrohet te fëmijët e mi, unë i çoj në shkollë në mëngjes dhe kur kthehem në shtëpi në mbrëmje shkoj tek Thiago. Ne përpiqemi të kalojmë kohë së bashku me Antonellën dhe Mateon deri në darkë, i shtrijmë në shtrat dhe pastaj njejtë si çdo familjë kalojmë kohën. Maeto ( i vogli ) është i befasuar kur më pyesin njerëzit për një foto ose autograf, ai nuk kupton ende, ndërsa Thiago ka filluar të kuptoj pak a shumë, ai shkon në stadium, por nuk e kupton ende plotësisht, ndonjëherë ai në shtëpi më quan ‘Messi’ .

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova