Murati e quan skandaloz diskutimin në Kuvend për gjuajtjen me armë

Për kryetarin e Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, veç fakti që ka ardhur puna me diskutu në Kuvend për gjuajtje me armë është skandaloze. “Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me […]
“Është relativizim i një shkeljeje ligjore në emër të traditës. Politika do të duhej të shkarkonte, ose të instalonte institucionin e dorëheqjes. Gjykatat do të duhej dënonin, pa asnjë kompromis me shkeljen dhe shkelësit”, ka thënë Murati, përcjell Koha.
“Ka qenë koha kur është dashur të gjuhet me armë. Në të kaluarën armën e kemi pasur për pushtuesin. Sot monopolin e armës e kanë policia e FSK-ja. Te dyja janë tonat”, ka thënë më tej ai.











