Motra e Oliver Ivanoviq: Ai më nuk është, asgjë tjetër nuk ka rëndësi

Motra e Oliver Ivanoviq: Ai më nuk është, asgjë tjetër nuk ka rëndësi

Për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ngjarje kjo që ndodhi të martën para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, tashmë ka pasur reagime të shumta të politikanëve vendorë, serbë dhe ndërkombëtarë. Madje, Serbia po kërkon që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por ende nuk dihet nëse Kosova […]

Për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, ngjarje kjo që ndodhi të martën para selisë së partisë së tij në Veri të Mitrovicës, tashmë ka pasur reagime të shumta të politikanëve vendorë, serbë dhe ndërkombëtarë. Madje, Serbia po kërkon që të përfshihet në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, por ende nuk dihet nëse Kosova do ta lejojë këtë..

Natasa Ivanoviq – Ilic, motra e Ivanoviq, nuk tha shumë lidhur me vrasjen e djeshme të vëllait të saj.

“Ai më nuk është dhe tani asgjë tjetër nuk ka rëndësi”, u përgjigj ajo, në pyetjen e Express se a beson se drejtësia kosovare do ta gjejë shpejt dorasin e kësaj vepre.

Vrasja ka ndodhur dje rreth orës 08:10, në rrugën “Sutjeska” në veri të Mitrovicës, para selisë së partisë së Oliver Ivanoviqit, Iniciativës Qytetare SDP.

Informacionet e para nga Policia e Kosovës thonë se sipas deklaratave të dëshmitarëve të rastit, viktima është qëlluar para selisë së partisë në kohën kur po hynte në vendin e punës, nga rruga prej banesës së tij dhe ishte i pashoqëruar nga askush, i vetëm.

Zëdhënësi rajonal i Policisë së Kosovës, Besim Hoti, ka thënë për Express-in se tashmë janë nxjerrë, analizuar dhe vlerësuar video-incizimet e marra nga kamerat e sigurisë, të cilat janë marrë në vendin e ngjarjes apo që ndërlidhen me vendin e krimit, si dhe, dëshmitë tjera materiale.

Oliver Ivanoviq është figura më e lartë politike e vrarë në Kosovë, në 15 vitet e fundit. Ai ka qenë për disa mandate deputet i Kuvendit dhe zyrtar i lartë i Qeverisë së Kosovës.

Ivanoviqi së fundi ka qenë duke u përballur me aktakuzën për krime lufte, ndonëse ishte i dënuar nga Themelorja për vrasjen dhe dëbimin e shqiptarëve nga Veriu, por rasti ishte kthyer në rigjykim dhe që nga ajo kohë Ivanoviqi ishte i lirë.

Oliver Ivanoviq, 64 vjeç, në martesën me bashkëshorten e dytë la një fëmijë, kurse në martesën e parë, la tre fëmijë.

 

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin