Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri reagon pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri reagon pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka dënuar atentatin që la të vdekur politikanin serb të Kosovës, Oliver Ivanoviq. Ai ka thënë se askush nuk mund ta arsyetoj dhunënë dhe veprat penale. Tutje është shprehur se ka kërkuar autoritetëve përkatëse që t;i bëjnë hetimet gjithpërfshirëse ndaj këtij akti që autorët të marrin denimin e merituar. Deklarata […]

Ai ka thënë se askush nuk mund ta arsyetoj dhunënë dhe veprat penale. Tutje është shprehur se ka kërkuar autoritetëve përkatëse që t;i bëjnë hetimet gjithpërfshirëse ndaj këtij akti që autorët të marrin denimin e merituar.

Deklarata e plotë e ministrit Tahiri:

Asgjë nuk mund të arsyetoj dhunën dhe veprat penale, pavarësisht se nga kush apo ndaj kujt manifestohen. Akti i vrasjes së politikanit serb nga Kosova, z. Oliver Ivanoviq, është absolutisht i papranueshëm dhe i pa tolerueshëm për shoqërinë tonë, prandaj, veprime të tilla meritojnë një përgjigjeje të menjëhershme.

Të gjitha institucionet përgjegjëse që sigurojnë rendin dhe ligjin duhet të veprojnë dhe të jenë të pa kompromis në zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përgjegjësit e këtij akti të përballën me drejtësinë. Andaj kam kërkuar nga autoritetet përkatëse që në përputhje me kompetencat dhe detyrimet ligjore të realizojnë sa më shpejtë që është e mundur, hetime gjithëpërfshirëse ndaj këtij akti të tmerrshëm, me qëllim që ky rast të ndriçohet sa më parë dhe autorët përgjegjës të marrin dënimin e merituar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.

Po ashtu, kërkoj nga qytetarët që posedojnë informata, të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe ligjit në mënyrë që të zbardhet ky rast dhe autorët përgjegjës të marrin dënimin e merituar.

Duke shprehur ngushëllimet e mia për familjen e të ndjerit, kërkoj nga qytetarët që sulmi i sotshëm në asnjë rrethanë mos të ndikojë në frymën e bashkëjetesës shumetnike në Republikën e Kosovës

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik