Mbërrijnë në Lezhë trupat e pajetë të dy motrave të vrara nga një kosovar

Në Lezhë kanë arritur trupat e pajetë të dy motrave të cilat u vranë nga bashkëshorti i njërës prej tyre në Zvicër. Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen për mediat në Shqipëri, shkruan Shekulli. Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër në Lezhë, një ngjarje që ka shokuar familjarë. Alma dhe Elda Frroku […]
Në Lezhë kanë arritur trupat e pajetë të dy motrave të cilat u vranë nga bashkëshorti i njërës prej tyre në Zvicër. Familjarët nuk kanë pranuar të flasin për ngjarjen për mediat në Shqipëri, shkruan Shekulli.
Ceremonia e varrimit pritet të zhvillohet nesër në Lezhë, një ngjarje që ka shokuar familjarë.
Alma dhe Elda Frroku nga Lezha u vranë nga bashkëshorti kosovar i njërës prej tyre. Ngjarja kishte ndodhur në Zvicër.
Dy motrat u gjetën të vdekura në apartament, pasi ishin qëlluar me thikë nga bashkëshorti i 38-vjeçares, një shtetas kosovar që tashmë është arrestuar nga policia zvicerane.
Çifti jetonte prej gati dy dekadash në Zvicër dhe kishte tre fëmijë.
Më parë ishte raportuar për këtë rast që ndodhi në Hausen, Kantoni Aargau, derisa dorasi është 54-vjeçar.











