Limaj për Specialen: NISMA as nuk mundet me e ndalë e as ta shfuqizojë

Limaj për Specialen: NISMA as nuk mundet me e ndalë e as ta shfuqizojë

Fatmir Limaj ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale është proces më i dëmshëm se sa krijimi i Gjykatës në fillim. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, ai ka thënë se nisma për zhbërjen e speciales duhet të ketë adresë dhe përgjegjës. Lideri i NISMA’s Fatmir Limaj po del të jetë lideri i vetëm në […]

Fatmir Limaj ka thënë se shfuqizimi i Gjykatës Speciale është proces më i dëmshëm se sa krijimi i Gjykatës në fillim. Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të NISMA’s, ai ka thënë se nisma për zhbërjen e speciales duhet të ketë adresë dhe përgjegjës.

Lideri i NISMA’s Fatmir Limaj po del të jetë lideri i vetëm në Kosovë që ka dalë seriozisht kundër nismës për të shfuqizuar Gjykatën Speciale.

Në një tubim partiak, ai ka thënë se më i dëmshëm është zhbërja e Speciales se sa themelimi i saj.

Pavarësisht se ka thënë se ishte kundër Speciales, thash, Limaj po thotë se kjo temë duhet të hiqet nga rendi i ditës dhe të vazhdohet më tutje me tema të tjera.

“E kthyem një temë që është e harrua. Ne edhe në vitin 2015 kemi qenë kundër gjykatës. Ne asnjëherë nuk mundemi me i thanë jo drejtësisë.  Ne i kemi thanë po adresimit të krimit, por jo qysh po doni me thanë ju. Ne kemi thanë, ne duan drejtësi e cila vrapon pas provave e jo pas përkatësisë etnike apo emrave të përveçëm. Ata nuk kanë ditë as çka po nënshkruajnë”, ka deklaruar Limaj.

“Ne kemi thanë se saherë që vjen në parlament, ne e votojmë, e votojmë ndryshimin e asaj gjykate,. Por ne duam që iniciativa të ketë përgjegjës, të ketë adresë. Si ka qenë votimin i gjykatës i dëmshme për Kosovën në 2015’ën, shumë ma shumë është i dëmshëm shfuqizimi i saj në mënyrën qysh ka ndodhë”, ka shtuar ai.

“Nisma as nuk mundet me ndal dhe as ta shfuqizojë atë. Ne nuk e cenojmë interesin e shtetit për fate individuale”, ka thënë Limaj.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj