Kuvendi Komunal i Rahovecit mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Kuvendi Komunal i Rahovecit mund të shkojë në zgjedhje të parakohshme

Nesër bëhen 30 ditë prej se është konstituuar Kuvendi i Komunës së Rahovecit. Por, që nga 22 dhjetori ky Kuvend nuk ka arritur të zgjedh kryesuesin. Në mbledhjen e  mbajtur sot, kryesuesi nuk u zgjedh për shkak të mungesës së kuorumit në raundin e dytë të votimit. Kjo, mund ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme […]

Kuvendi Komunal i Rahovecit në mbledhjen e mbajtur sot, nuk ka zgjedhur Kryesuesin e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për shkak të mungesës së kuorumit në raundin e dytë të votimit.

Kjo mund ta dërgojë në zgjedhje të parakohshme Kuvendin e kësaj komune, pasi nesër bëhen 30 ditë që nga konstituimi i tij.

Sipas ligjit për vetëqeverisjen lokale dhe udhëzimit administrativ Nr 2009/01 për procedurën e zgjedhjes dhe përgjegjësitë e kryesuesit të Kuvendit të Komunës, zgjedhja e kryesuesit të Kuvendit të Komunës bëhet më së largu 30 ditë pas konstituimit të Kuvendit.

Konstituimi i Kuvendit të Komunës së Rahovecit, është bërë me datë 22 dhjetor 2017.

Ndërsa, mbledhja e ardhshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit u thirr për të hënën, 22 janar, ndonëse nesër (20 janar) bëhen 30 ditë nga betimi i asambleistëve.

Ky vendim u mor nga asamblisti më i vjetër i këtij Kuvendi, i cili po udhëhiqte mbledhjen e sotme.

Në mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal, në garë për pozitën e kryesuesit të Kuvendit ishin Sali Sallteku nga PDK, Afrim Dina nga AAK  dhe Fehmi Cena nga LDK. Pas votimit të fshehët në raundin e parë, nga 10 vota kanë marrë Sali Sallteku PDK dhe Afrim Dina AAK, kurse Fehmi Cena i LDK-së mori 7 vota. Edhe pse ishin të pranishëm në mbledhje, kuvendarët nga LV nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kur pritej votimi për raundin e dytë, ku në garë ishin dy kandidatët të cilët morën me shumë vota në raundin e parë, Sali Sallteku dhe Afrim Dina, në sallë nuk ishin të pranishëm kuvendarët e PDK-së dhe LDK-së. Në mungesë të kuorumit, kryesuesi i mbledhjes Rexhep Oruqi, konfirmoi mbylljen e mbledhjes.

Kuvendi i Komunës së Rahovecit, ka 31 anëtarë dhe përbëhet nga tetë subjekte politike. PDK ka 9 anëtarë, AAK 7 anëtarë, LDK 7 anëtarë, LV 4 anëtarë, AKR 1 anëtarë, Nisma 1 anëtar, Iniciativa Qytetare për Drejtësi dhe Unitet 1 anëtar dhe Lista Serbe 1 anëtar.

Kësisoj duke u përmbushur 30 ditëshi, Kuvendi Komunal i Rahovecit do të bëhej i pari Kuvend komune që do të shkonte në zgjedhje të parakohshme. /Periskopi

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot