Konsumuesit e çajit janë më kreativë dhe kanë imagjinatë më të pasur

Konsumuesit e çajit janë më kreativë dhe kanë imagjinatë më të pasur

Nëse ju pëlqen të konsumoni shumë çaj, atëherë shanset janë të mëdha se keni një imagjinatë më të pasur dhe jeni më kreativë sesa personat të cilët e shmangin këtë pije, thonë psikologët nga Bejingu. Ekipi i psikologëve ka publikuar studimin në revistën ‘Food Quality and Preference’, ndërsa studimi ka përfshirë 50 studentë në vitet […]

Ekipi i psikologëve ka publikuar studimin në revistën ‘Food Quality and Preference’, ndërsa studimi ka përfshirë 50 studentë në vitet e tyre të 20’ta.

 Gjysma e studentëve pjesëmarrës kishin konsumuar çaj të zi çdo ditë, ndërsa tjerët kishin konsumuar ujë.

Psikologët i kishin analizuar aftësitë e tyre njohëse dhe kreative përmes testeve të ndryshme.

Në testin e parë, studentët është dashur ta krijojnë një ndërtesë me blloqe të formave dhe madhësive të ndryshme, ndërsa në testin e dytë është dashur ta gjejnë një emër kreativ për ndonjë restorant.

Rezultatet e tyre pastaj ishin analizuar nga ekspertët të cilët nuk kishin marrë pjesë në hulumtim.

Sipas tyre, studentët të cilët kishin konsumuar çaj në baza të rregullta ditore vazhdimisht kishin pasur nota më të larta për kreativitet në të dy testet.

Sipas rezultateve të studimit, konsumimi i çajit para detyrave komplekse i rritë aftësitë njohëse te njerëzit. Sidoqoftë, kjo nuk do të thotë se ata që pinë çaj ‘bëhen’ më kreativë. Çaji përmban substanca të cilat e relaksojnë trurin, dhe kur njerëzit janë të relaksuar janë më të prirë t’i shfrytëzojnë kapacitet e tyre.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve