Intervista e parë e Rashicës në Werder: Jam i lumtur që do luaj në Gjermani

Intervista e parë e Rashicës në Werder: Jam i lumtur që do luaj në Gjermani

Që nga dita e martë ai po qëndron në shtëpinë e tij të re, në Bremen të Gjermanisë. Milot Rashica kompletoi transferimin e tij te Werder Bremeni për një shumë prej 7.5 milionë eurosh, kurse vet futbollisti nga Kosova menjëherë shkoi të vizitonte stadiumin e ri. Werder.de: Sa po i gëzohesh nënshkrimit tënd me Werder […]

Milot Rashica kompletoi transferimin e tij te Werder Bremeni për një shumë prej 7.5 milionë eurosh, kurse vet futbollisti nga Kosova menjëherë shkoi të vizitonte stadiumin e ri.

Werder.de: Sa po i gëzohesh nënshkrimit tënd me Werder Bremenin?

Miloti: Jam me fat që jam tashmë një lojtar i Werder Bremenit. Ditët e fundit ishin stresuese, sidomos dita e djeshme (e martë). Jam vërtet i gëzuar që tashmë kemi mundur të sqarojmë gjithçka. Werderi është klub i madh me shumë traditë, që luan në një prej kampionateve më të mira në botë. Kjo është një gjë shumë e madhe për mua”.

Werder.de: Si 21 vjeç je lojtar mjaft i ri që ka tashmë rreth 100 paraqitje për Vitessen si profesionsit. Si e cilëson karrierën tënde të deritanishme?

Miloti: Kur jam transferuar nga Kosova në Vitesse, ishte një hap shumë i rëndësishëm për mua. Unë kam mundur të luaj dhe të kuptoj futbollin profesional më ndryshe dhe të krijoj shumë përvojë. Vitesse ishte përvoja ime e parë tamam profesioniste. Me transferimin te Ëerderi unë kam bërë hapin e radhës, një hap shumë i rëndësishëm.

Werder.de: Si e ke njohur deri tash Bundesligan?

Milot Rashica: Bundesliga është një kampionat i shkëlqyer. Shumë tifozë, stadiume të mëdha dhe atmosferë e miër. Edhe në vendlindjen time e kam shikuar Bundesligën nga televizori.

Werder.de: Cilat janë synimet tua me Werderin?

Milot Rashica: Unë besoj se synimet e mia personale dhe ato të klubit përshtaten mjaft shumë. Ne duam të luajmë në secilën ndeshje për fitore dhe të ngjitemi sa më shpejt në tabelë. Për mendimin tim, ne kemi gjasa të mëdha që ta arrijmë këtë. Në ndeshjet e kaluara të cilat i kam ndjekur, ne kemi pasur mungesë të fatit. Për fatin tash ne duhet që të punojmë.

Werder.de: Si dëshironi ta bëni këtë? Çfarë lloj futbolli do të bëni për të arritur synimet tabelare?

Miloti: Mënyra si luajmë dhe guximi si ekip më pëlqen. Më përshtatet shumë si lojtar ofensiv. Ekipi ka shumë shpejtësi në lojë. Kjo është një rrugë që duhet at ndjekim dhe kështu dua që edhe të kontriboj në këtë lloj loje.

Werder.de: Me cilat forca dëshiron që të kontribuosh? Cilat janë pikat tua të forta në fushë?

Miloti: Unë e shoh veten në pozitat anësore. Në Vitesse kam luajtur më shpesh në krahun e djathtë. Në fushë e kërkoj me shumë dëshirë duelin një me një me kundërshtarin dhe shfrytëzoj shpejtësinë time. Këtë do ta bëj edhe këtu. Shkurt dhe qartë, do të jap gas (qesh).

Werder.de: Në fundjavë është menjëherë ndeshja ndaj Schalkes, shpreson të jesh direkt pjesë e kësaj ndeshje?

Miloti: Natyrisht, kjo do të ishte super. Ndihem i gatshëm dhe mund ta paramendoj veten në lojë, por këtë e vendos trajneri dhe nëse këtë javë nuk do të jem në lojë, atëherë do të punoj shumë që të jem pjesë në ndeshjen e ardhshme.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova