Haradinaj: Nuk është e hijshme në shekullin 21 me gjujtë me armë

Haradinaj: Nuk është e hijshme në shekullin 21 me gjujtë me armë

Në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka lexuar raportin e policisë për rastin e gjuajtjes me armë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, Dardan Gashi. “Policia e Kosovës ka intervistu pesë persona në këtë landë, ndër ta edhe zv.kryeministri Gashi dhe ministri i diasporës. Policia ka konfiskuar dy revole, që janë të modifikuara për gjuajtje. […]

Në interpelancën e kryeministrit Ramush Haradinaj, ka lexuar raportin e policisë për rastin e gjuajtjes me armë të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të diasporës, Dardan Gashi.

“Policia e Kosovës ka intervistu pesë persona në këtë landë, ndër ta edhe zv.kryeministri Gashi dhe ministri i diasporës. Policia ka konfiskuar dy revole, që janë të modifikuara për gjuajtje. Kjo landë, kjo është në prokurorinë e Gjakovës, sepse qenka në juridiksionin e kësaj prokurorie”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte në shekullin 21 por sërish ka përmendur ‘traditat shqiptare.

“Nëse dojmë me qenë të sinqertë nuk është e hijshme në shekullin 21 me ju ekspozu publikut për gjuajtje me armë, por me folë sinqerisht, janë disa tradita te shqiptarët që e lejojnë këtë dhe nuk janë zhdukë tërësisht. Në pikëpamjet e mia personale, mbaj përgjegjësi qoftë si individ qoftë si i zgjedhur”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se nuk është i pajtimit se duhen të merren masa të menjëhershme, pasiqë sipas tij, procesi është duke u shqyrtuar nga organet e rendit.

“Ky rast, kjo interpelancë, është një porosi që të gjithë duhet të korrigjohemi në disa aspekte, përfshirë edhe traditën. Jam dakord që Kosova edhe në traditën e vet të veprojë në përputhje me jetën, me realen me Kushtetutën me ligjet. Nuk du të paraqes këtu pozicion të atij që është befasuar këtu. E marr menjëherë si mundësi që pikërisht trajtimin e kësaj teme në Parlament ta kthejmë në vëmendjen dhe të jemi të orientumë nga zbatimi i ligjit”, ka thënë Haradinaj.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja