Haradinaj i jep fund ëndrrës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për paga më të larta

Haradinaj i jep fund ëndrrës së prokurorëve dhe gjyqtarëve për paga më të larta

Opinioni i Agjencisë Kundër Korrupsionit, me të cilin të hënën e shpalli të jashtëligjshëm vendimin e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt për rritjen e pagave vetes dhe vartësve të tij, ka bërë që ai vetë ta pezullojë vendimin që e mori në dhjetor, deri në një vendim të gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ky vendim […]

Opinioni i Agjencisë Kundër Korrupsionit, me të cilin të hënën e shpalli të jashtëligjshëm vendimin e Kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinajt për rritjen e pagave vetes dhe vartësve të tij, ka bërë që ai vetë ta pezullojë vendimin që e mori në dhjetor, deri në një vendim të gjykatës Kushtetuese për këtë çështje. Ky vendim i kryeministrit do të vlejë edhe për punonjësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, të cilëve duhej t’u rriten pagat automatikisht me rritjen që bëri kryeministri për vetën dhe vartësit e tij.

Sot pagat për të parin e Qeverisë, zëvendëskryeministrave, ministrave, zëvendësministrave e këshilltarëve të tyre kanë dal pa rritje. Kjo pasi vendimin që e mori me 20 dhjetor e pezulloi vetë kryeministri deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, e cila do të shqyrtoj kërkesën e nënshkruar nga 30 deputetë të Kuvendit të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit për nivelizim të pagave.

E paga të dyfishuara nuk do të marrin as punonjësit e sistemit gjyqësor dhe prokurorial.

Punonjësit e këtij sektori, gjyqtarë e prokurorë kosovarë iu gëzuan lajmit për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë publikë pasi kjo rritje automatikisht sillte rritje edhe për tek pagat e tyre. Kështu të paktën e parashihte Ligji për Gjykata dhe ai i Prokurorisë, që varësisht nga pozicioni i zyrtarit, pagat e tyre janë ekuivalente me pagën e funksionarëve publikë. Edhe vetë Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri u kishte thënë atyre se me këtë rritje ata do të bëheshin me pagat më të mira në rajon.

Zëdhënësja për Informim e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Ajshe Qorraj, ka thënë për Gazetën Express se ky institucion ende nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar nëse vendimi për pezullimin e këtij vendimi do të vlej edhe për sistemin gjyqësor dhe prokurorial.

“Ende nuk kemi marr njoftim zyrtar, andaj, nuk kemi informacione se a do te vlej ky vendim edhe për sistemin gjyqësor dhe prokurorial”, thuhet në përgjigjet e zëdhënëses për informim të KGJK-së.

Ajo ka konfirmuar se këta punonjës nuk i kanë marrë pagat me rritje as muajin e kaluar.

“Pagat e muajit të kaluar janë marrë pa rritje”, është përgjigjur ajo.

Ndryshe, nëse do të ndodhte kjo rritje atëherë prokurorët e gjyqtarët do të paguheshin nga 1400 deri në 3 mijë euro. Paga më e lartë do t’i takonte Kryetarit të Gjykatës Supreme, që do të duhej të ishte ekuivalente me atë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, 2950 euro.  Paga e  Gjyqtarëve të Gjykatës Supreme do të ishte ekuivalente me atë të një ministri në Qeveri, e cila i bie të jetë 2000 euro.

Edhe Kryetari i Gjykatës së Apelit do të pranonte një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarëve të Gjykatës Supreme të Kosovës, pra ekuivalent me një pagë të ministrit, 2 mijë euro. E Kryetari i Gjykatës Themelore do të pranonte një pagë ekuivalente me atë të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik