Haradinaj e shpërblen me tender biznesmenin e afërt me partinë e tij

Haradinaj e shpërblen me tender biznesmenin e afërt me partinë e tij

Institucioni i Zyrës së Kryeministrit vazhdon të shpërblejë me tender njerëzit që kanë afërsi me shefin e ekzekutivit. Dy vjet e gjysmë pasi shpërbleu djalin e ish-kryeministrit Mustafa, tash ky institucion ka shpërblyer me tender një biznesmen të afërt me AAK-në dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan Periskopi. Kur biznesmeni Genc Meraku kandidonte për kryetar të […]

Institucioni i Zyrës së Kryeministrit vazhdon të shpërblejë me tender njerëzit që kanë afërsi me shefin e ekzekutivit. Dy vjet e gjysmë pasi shpërbleu djalin e ish-kryeministrit Mustafa, tash ky institucion ka shpërblyer me tender një biznesmen të afërt me AAK-në dhe kryeministrin Ramush Haradinaj, shkruan Periskopi.

Biznesmeni i afërt me AAK-në përfiton tender nga zyra e kryeministrit Haradinaj

Kur biznesmeni Genc Meraku kandidonte për kryetar të Prishtinës, më 2007, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës premtonte buzëqeshje për kryeqytetin, në rast të fitores.

Meraku dështoi ta bënte këtë. Por, i suksesshëm është treguar si biznesmen. Atij, muajin e kaluar i ka “buzëqeshur” një tender nga Zyra e Kryeministrit e udhëhequr nga Ramush Haradinaj.

Meraku, ndonëse joaktiv në parti, njihet si një prej njerëzve të afërt me këtë parti dhe liderin e saj, Haradinajn. Kompania e tij “ Zero Pozitive” është shpallur fituese në dhjetor të vitit të kaluar. Oferta e kësaj kompanie për tenderin për mirëmbajtjen e ueb-faqes së kryeministrisë është në vlerë prej mbi 13 mijë eurosh.

Kompania e tij ende nuk ka dhënë përgjigje për Insajderin se cilat janë kriteret që ka plotësuar për të përfituar këtë tender. Ndërkaq, Zyra e Kryeministrit ka pohuar se “nuk i interesojnë përkatësitë partiake të aplikuesve në tender”.

Institucioni i Zyrës së Kryeministrit edhe në të kaluarën ka shpërblyer me tender njerëzit e afërt me kryeministrin. Kur Qeveria drejtohej nga Isa Mustafa, kishte ndodhur që djali i tij të fitonte tender për servisimin e një automjeti të tipit BMW. Pas bërjes publike, Mustafa me të birin, Besnikun, ishin tërhequr nga tenderi.

Detajet e tenderit të përfituar nga kompania e biznesmenit Genc Meraku

 Bazuar në njoftimin për dhënie të kontratës, për të konkurruar në këtë tender kishin shprehur interesim 16 kompani private.

Procedura tenderuese ishte e hapur, sipas njoftimit zyrtar. Por, vetëm një konkurrent ishte serioz dhe kishte dorëzuar zyrtarisht ofertën, sipas Zyrës së Kryeministrit.

Ky ishte konzorciumi i udhëhequr nga “Zero Pozitive”, kompani në pronësi të Genc Merakut.

Pjesë e konzorciumit është edhe kompania “Rrota”. Oferta e këtij konzorciumi ishte në vlerë prej 13 mijë e 888 euro. Ky konzorcium do të jetë përgjegjës për dizajnin dhe mirëmbajtjen e ueb-faqes së Zyrës së Kryeministrit.

Zyra e Kryeministrit: Nuk na intereson përkatësia partiake

 Insajderi ka pyetur Zyrën e Kryeministrit lidhur me kriteret që ka plotësuar ky konzorcium për të përfituar tenderin dhe ka kërkuar koment për afërsinë e biznesmenit përfitues me kryeministrin Haradinaj.

Isa Hajdari, drejtor i Zyrës së Prokurimit, ka deklaruar se kompania e shpërblyer i ka plotësuar të gjitha kërkesat që parashihen në dosjen e tenderit dhe që kërkohen për dizajnin dhe mirëmbajtjen e ueb-faqes.

Ai ka treguar se ky tender është iniciuar nga Zyra e Informimit e Zyrës së Kryeministrit.

“Në tenderin në fjalë kanë pasur të drejtë të konkurrojë kushdo që e ka parë të arsyeshme, ndërsa kërkesat kanë qenë minimale, pa të cilat Ligji i Prokurimit nuk mundëson procedimin e prokurimit”, ka thënë Hajdari.

Sipas Hajdarit, plotësimi i kritereve është e vetmja arsye se pse kjo kompani është shpërblyer me tender.

“… Sa i përket pronarëve të kompanive dhe përkatësisë partiake, neve si zyre nuk na interesojnë këto informata”, ka pohuar Hajdari.

Megjithatë, Kosova mbetet një prej vendeve më të kritikuara nga vëzhguesit ndërkombëtarë për keqpërdorime në sistemin e prokurimit publik dhe shpërblimin me tenderë të njerëzve të afërt me politikanë të fuqishëm.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja