Fund spekulimeve, Ozil rinovon për 3 vite e gjysmë me Arsenalin

Fund spekulimeve, Ozil rinovon për 3 vite e gjysmë me Arsenalin

Ardhja e Pierre-Emerick Aubameyang nga Dortmundi nuk është i vetmi lajm i mirë për Arsenalin në këtë ditë të fundit të merkatos dimërore të futbollit. Mesut Ozil u ka dhënë fund spekulimeve të muajve të fundit mbi të ardhmen e tij, duke nënshkruar një kontratë të re prej 3 vitesh e gjysmë, për të qëndruar […]

Ardhja e Pierre-Emerick Aubameyang nga Dortmundi nuk është i vetmi lajm i mirë për Arsenalin në këtë ditë të fundit të merkatos dimërore të futbollit. Mesut Ozil u ka dhënë fund spekulimeve të muajve të fundit mbi të ardhmen e tij, duke nënshkruar një kontratë të re prej 3 vitesh e gjysmë, për të qëndruar tek Arsenali deri në verën e vitit 2021.

Mesfushori gjerman 29-vjeçar bëhet kështu lojtari më i paguar në historinë e klubit londinez, duke fituar rreth 350 mijë paund bruto, në një marrëveshje të arritur mëngjesin e kësaj të mërkure.

Ozil rrezikonte të bëhej lojtar i lirë në fund të sezonit dhe mund të niste tratativat me cilindo klub të huaj nga 1 janari i këtij viti, por Arsenali arriti t’i mbyllte me sukses negociatat afatgjata.

Marrëveshja, sipas medieve britanike është arritur fundjavën e kaluar dhe lojtari i përfaqësueses së Gjermanisë nënshkroi sot, në qendrën stërvitore “Colney” të Londrës.

Ozil, i cili erdhi në verën e vitit 2013 nga Reali i Madridit për një shifër rekord të “topçinjve” asokohe prej 42.4 mln paund, pritet ta zgjasë karrierën e tij në Londër në 8 vite, deri në moshën 32-vjeçare.

Prej ardhjes së tij tek Arsenali, gjermani ka shënuar 36 gola në 182 ndeshje në total, një nga më krijuesit e rasteve për gola në futbollin gjerman.

Top Channel

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova