Erdogan viziton komandën ushtarake, njoftohet mbi luftimet me kurdët në Siri

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan ka vizituar komandën ushtarake në qendër të provincës jugore të Hatayit në vazhdën e operacioneve “Dega e Ullirit” të cilat po zhvillohen në hyrje të Sirisë në ditën e gjashtë, thuhet sipas burimeve presidenciale. Erdogan ishte i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Nurettin Canikli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm […]
Erdogan ishte i shoqëruar nga Ministri i Mbrojtjes Nurettin Canikli, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Hulusi Akar, Komandanti i Komandës së Ushtrisë së Dytë, gjenerali Ismail Metin Temel, Zëvendëskryeministri Bekir Bozdağ dhe Guvernatori i Hatajit Erdal Ata, thonë burimet.
Erdogan u njoftua mbi përparimin e operacionit ushtarak nëpërmjet komandantëve ushtarakë dhe me qendrat e tjera operative, raporton “Hurriyet Daily News”, transmeton Periskopi.
Në fjalimin e tij drejtuar ushtarëve, Erdogan përsëriti se operacioni duhet të vazhdojë derisa të merren rezultatet e dëshirueshme.
Turqia më 20 janar filloi operacionin “Dega e Ullirit” për të larguar Njësitë e Mbrojtjes Popullore (YPG) nga rrethi veriperëndimor i Afrinit të Sirisë./Periskopi/












