“Duhet ta marrim situatën nën kontrollë”

Avokati, Arianit Koci, ka thënë se Republika e Kosovës duhet të fillojë që të marr terrenin dhe situatën në dorë, pasi sipas tij ka rrezik që situata të tilla të përsëriten. Sipas tij, Haradinaj duhet të jap urdhër që të ndalohet qarkullimi i veturave pa tabela. “Kryeministri duhet të jap urdhër që në veri të […]
Avokati, Arianit Koci, ka thënë se Republika e Kosovës duhet të fillojë që të marr terrenin dhe situatën në dorë, pasi sipas tij ka rrezik që situata të tilla të përsëriten.
Sipas tij, Haradinaj duhet të jap urdhër që të ndalohet qarkullimi i veturave pa tabela.
“Kryeministri duhet të jap urdhër që në veri të vendit të mos lëvizin makina pa tabela. Të lëvizin me çfarëdo tabela, por jo pa to fare. Ne nuk e kontrollojmë as brezin kufitar plotësisht. Duhet ë ndalim 20 banditë që sillen nëpër veri. Edhe duhet të shtojmë forcat që ruajnë kufirin” ka thënë avokati Arianit Koci.
“Kjo vrasje ngjanë me vrasjet që i ka realizuar shërbimi shtetëror serb. Nëse nuk do të fillojmë të marrim situatën në vend, kësi ngjarje do të përsëriten”












