Dimri sapo ka filluar, reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe nesër

Dimri sapo ka filluar, reshjet e borës pritet të vazhdojnë edhe nesër

Reshjet e borës gjatë ditës së sotme ishin më se të nevojshme dhe aq shumë të dëshiruara. Por çfarë pritet tani? Rritja e presionit ajror në mbrëmje do të thotë se reshjet do të pushojnë shkurtimisht. Nuk priten zbritje të temperaturave sepse do të vije cikloni tjetër menjëherë ditën e nesërme. Sonte do të jemi […]

Rritja e presionit ajror në mbrëmje do të thotë se reshjet do të pushojnë shkurtimisht. Nuk priten zbritje të temperaturave sepse do të vije cikloni tjetër menjëherë ditën e nesërme.

Sonte do të jemi mes dy cikloneve,  ky që po ik dhe tjetri që do vije nesër. Pra nesër pritet rifillimi i reshjeve të cilat nëse ngritet temperatura do të mund të jenë në formë shiu në shumë rajone apo të përziera, megjithatë shumë shpejt pritet depërtimi i vorbullës së ardhshme ciklonike, e shoqëruar me frontin e ftohtë atmosferik. Si pasojë do të kemi prapë reshje të dendura bore në shumicën e territorit të Kosovës dhe rrebeshe të fuqishme shiu në Shqipëri.

Reshjet e borës do të përfshijnë edhe pjesë të mëdha të Shqipërisë por nuk mund të sigurojmë se ato do të arrijnë ultësirën Perëndimore edhe pse gjasa ka, njofton  Meteoballkan.

Reshje do të ketë edhe në Maqedoni, fillimisht shi e pastaj reshje bore. Me kalimin e vorbullës ciklonike do të fillojnë erërat e fuqishme veriperëndimore dhe veriore të cilat do të kushtëzojnë zbritje të temperaturave.

Pra edhe nesër reshje të përziera shiu e bore e pastaj reshje të dendura bore në tërë Kosovën. Fantazitë dimërore vazhdojnë këtë fundjavë madhështore.

 

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja