Delawie – deputetëve: Nëse votoni për shfuqizimin e Speciales do keni pasoja dhe ju e dini mirë këtë

Delawie – deputetëve: Nëse votoni për shfuqizimin e Speciales do keni pasoja dhe ju e dini mirë këtë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha sot se Kosova duhet t’i marrë mbi vete përgjegjësitë për ta mbyllur një kapitull për të cilin është ngarkuar ta bëjë Gjykata Speciale. Në një deklaratë për media, si paralajmërim i fundit për nismën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, diplomati amerikan […]

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, tha sot se Kosova duhet t’i marrë mbi vete përgjegjësitë për ta mbyllur një kapitull për të cilin është ngarkuar ta bëjë Gjykata Speciale.

Në një deklaratë për media, si paralajmërim i fundit për nismën e deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, diplomati amerikan tha se nëse kjo iniciativë shkon deri në fund, atëherë kjo “do ta kthente Kosovën mbrapa”.

Deklarata e Delawie u bë një orë para se kryesia e Kuvendit të Kosovës të mblidhet për ta shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për seancë të jashtëzakonshme, të bërë më 22 dhjetor.

“Neve na intereson Gjykata Speciale sepse duam ta shohim Kosovën t’i bashkohet NATO-s dhe BE-së. Nëse doni t’i bashkoheni grupit duhet t’i ndiqni rregullat e grupit. Shfuqizimi i Speciales do ta kthente Kosovën mbrapa”, tha Delawie.

Ai tha se drejtësia e Kosovës ende nuk është e përgatitur për t’i trajtuar dyshimet për krimet e kryera, për të cilat është themeluar kjo gjykatë në gusht të vitit 2015, me anë të një ligji të miratuar në Kuvendin e Kosovës.

“Kosova duhet ta mbyllë këtë kapitull në historinë e vet edhe nëse do të thotë se duhet t’i marrim nën përgjegjësi disa ish-ushtarë. Mund të thoni pse mos ta bëjë drejtësia këtu. Ne kemi investuar në drejtësinë ë Kosovës por nuk ka treguar ende kapacitete për të marrë këtë përgjegjësi”, shtoi ai.

Delawie tha se përkushtimi i Kosovës për të vënë drejtësi është vënë “nën kërcënim serioz” me iniciativën e 43 deputetëve, dy nga të cilët kanë tërhequr firmat në ndërkohë.

“Kjo paraqet një rast të tmerrshëm ku interesat personale janë mbi ato shtetërore. Deputetet që e mbështetin këtë nismë do të përballen me pasoja dhe ata e dinë këtë sepse ne ua kemi thënë këtë”, tha Delawie.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik