Cristano Ronaldo i gëzon tifozët e Real Madridit

Cristano Ronaldo i gëzon tifozët e Real Madridit

Cristiano Ronaldo analizoi situatën e Real Madridit. Portugezi mori çmimin, që njeh atë si futbollistin më të mirë të vitit nga “Dongqiudi”, ndërsa dha një intervistë, ku e bën të qartë se qëllimi i tij sot është të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e bardhë. Cila është e ardhmja juaj në Madrid? Natyrisht, unë dua […]

Cristiano Ronaldo analizoi situatën e Real Madridit. Portugezi mori çmimin, që njeh atë si futbollistin më të mirë të vitit nga “Dongqiudi”, ndërsa dha një intervistë, ku e bën të qartë se qëllimi i tij sot është të vazhdojë të mbajë veshur fanellën e bardhë.

Cila është e ardhmja juaj në Madrid?
Natyrisht, unë dua të vazhdoj këtu. Kam jetuar në këtë qytet që nga viti 2009 dhe e dua klubin e njerëzit. Madridi është i afërt me Portugalinë dhe mund të arrihet me makinë. Spanja është një vend i madh, unë e dua atë. Sigurisht, dua të qëndroj këtu. E dua këtë klub.

Ç’mendim keni për largësinë nga Barcelona në renditjen e Liga Liga-s?
Këtë edicion do të jetë e vështirë, por nuk do të heqim dorë nga titulli. Real Madridi kurrë nuk do të heqë dorë, por do të jetë shumë, shumë, shumë e vështirë për ta mbrojtur kurorën e kampionit në Spanjë.

Liga e Kampioneve e shpëton sezonin…
Ky është Real Madridi dhe tifozët, apo trajnerët, janë shumë, shumë të zhgënjyer me situatën e tanishme. Por, siç thashë edhe më lart, është ende herët. Ndoshta, nëse fitojmë Champions-in në fund të sezonit, tifozët do të thonë: Sezon i pabesueshëm, ju keni fituar Ligën e Kampionëve.

Ju morët një goditje në fytyrë kundër Déportivos…
Në ndeshje zakonisht më godasin, sepse kundërshtarët duhet të më ndalojnë, por këtë herë nuk kam qenë aq me fat. Tani ndihem më mirë, jam ende i lumtur, jam ende i bukur dhe vizioni është ende aq i qartë, sa më parë, kështu që nuk kam probleme.

Dy fjalë për “Topin e Artë”…
Të jem i sinqertë, kurrë nuk kam menduar se mund ta fitoj një “Top të Artë”, ose dy. Tani kam pesë të tillë, kështu që, nëse nuk mund ta fitoj “Topin e Artë” në të ardhmen, do të vazhdoj të ndihem shumë, shumë, shumë krenar për veten time. Natyrisht, ambicia ime është për të fituar trofe edhe personalë, por nuk do të jem i fiksuar mbas “Topit të Artë”. Eshtë diçka e mirë për ta kanë ndarë këtë çmim me Messin në vitet e fundit. Eshtë vërtet mirë për të ndarë këtë nder me një lojtar të madh.

Në verë Botërori i Rusisë…
Unë e thashë; ëndrra ime është për të fituar disa tituj të rëndësishëm me ekipin kombëtar portugez. Në vitin 2016 fituam Kampionatin Europian. Nëse ju më pyesni, a dua ta fitoj Botërorin, sigurisht do t’ju them “po”, sidoqoftë qëllimi është i plotësuar, sepse kemi fituar Kampionatin Europian. Portugalia nuk është favorite për të fituar Kupën e Botës, kjo është e mirë për ne.

Paterniteti dhe dalja juaj në pension…
Plani im për të dalë në pension në moshën 41-vjeçare është ndoshta më e vështirë për t’u arritur, ndaj tani për tani vlerësoj momentin.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova