‘Bota e di se Turqia nuk vepron me logjikë okupuesi’

Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim deklaroi se e gjithë bota e di dhe duhet ta dijë se Turqia në asnjë mënyrë nuk vepron me logjikë okupuesi, raporton AA. “E gjithë bota e di dhe duhet ta dijë se Turqia në asnjë mënyrë nuk vepron me logjikë okupuesi. Kjo shihet në operacionin ‘Mburoja e Eufratit’. Me […]
Kryeministri i Turqisë, Binali Yildirim deklaroi se e gjithë bota e di dhe duhet ta dijë se Turqia në asnjë mënyrë nuk vepron me logjikë okupuesi, raporton AA.
“E gjithë bota e di dhe duhet ta dijë se Turqia në asnjë mënyrë nuk vepron me logjikë okupuesi. Kjo shihet në operacionin ‘Mburoja e Eufratit’. Me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ duke neutralizuar 3.600 anëtarë të DEASH-it ne atë territor e pastruam nga terrori dhe e kemi shndërruar në një territor të paqes dhe qetësisë ku mijëra njerëz sirianë jetojnë sot atje dhe mijëra fëmijë kanë rifilluar shkollimin e tyre”, tha Yildirim.
Ai më tej shtoi se “Për të kuptuar se çfarë dëshirojmë të bëjmë ne në Afrin mjafton që të shikohet territori prej më shumë se 2.000 kilometra katrorë në Munbixh, Jarabulus dhe Azez, territore të operacionit ‘Mburoja e Eufratit’.
Vlerësimet e bëra jashtë kësaj nuk kanë lidhje me të vërtetën”, tha Yildirim në një konferencë të përbashkët për media të zhvilluar pas takimit mes delegacioneve dhe me kryeministrin e Libanit, Saad Hariri.
Ndër të tjera një gazetar ka rikujtuar “Urojmë që okupimi të mos jetë me themel” deklaratë kjo e bërë nga presidenti francez Emmanuel Macron në lidhje me operacionin “Dega e Ulirit”.












