Bën propagandë për ISIS-in, ngritet aktakuzë ndaj një personi nga Lipjani

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur sot aktakuzë pranë Gjykatës Themelore të Prishtinës, ndaj të pandehurit K.P. nga Lipjani, për shkak të veprës penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Kosovës. Sipas aktakuzës, i pandehuri gjatë vitit […]
Sipas aktakuzës, i pandehuri gjatë vitit 2017, në vazhdimësi përmes rrjetit social Facebook nga llogaria e tij, me anë të postimit të xhirimeve audio-vizuele dhe fotografive ka bërë propagandim në lidhje me organizatën terroriste ISIS, duke përkrahur haptazi veprimet e tyre terroriste siç janë sulmet e fundit terroriste nëpër botë si dhe krijimin e shtetit islamik, e që me gjatë muajit nëntor të vitit 2017, në llogarinë e tij sociale Facebook ka shpërndarë fotografi kërcënuese.
Me këto veprime i pandehuri K.P. ka kryer veprën penale “bashkimi apo pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë e huaj”, në formacionet e jashtme paraushtarake ose parapolicore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës’, thuhet në komunikatë./Periskopi/












