Bastiset një lokal bixhozi në Gjakovë, ja çka gjen policia

Një lokal në Gjakovë është bastisur me urdhër nga gjyqtari i procedurës paraprake me dyshimin e kryerjes së veprës penale “organizim i skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm”. Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë gjetur tri aparate të lojërave të fatit të cilat kanë qenë pa numra serikë dhe të palicencuar. Aparatet janë konfiskuar […]
Sipas njoftimit të Policisë, gjatë bastisjes janë gjetur tri aparate të lojërave të fatit të cilat kanë qenë pa numra serikë dhe të palicencuar.
Aparatet janë konfiskuar nga Dogana, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.











